Siguria Rrugore

You are here

Drejt Përfundimit Procesi i çdo DRSHTRR me Kompjutera,Skanera dhe Programime të Specializuar

Është në prag përfundimi kompletimi i të gjitha drejtorive rajonale me kompjutera dhe skanera të specializuar, si dhe instalimi i programit kompjuterik CIA nga grupi IT i kompanisë private CETIS nga Sllovenia, në sajë të kontratës së lidhur me këtë kompani për aplikimin, prodhimin dhe personalizimin e kartave të memories të tahografit.

Falë këtij investimi, tani aplikimi dhe miratimi i aplikimeve kryhet në çdo drejtori rajonale dhe po ashtu dërgimi i tyre në kohe reale tek kompania prodhuese. 

Problematikat Rrugore me të cilat Ndeshemi Përditë, në 60 Sekonda

Sa problematika rrugore në 60 sekonda filmime me të cilat ndeshemi përditë?!

Kujdes:

  • Respektoni semaforin!
  • Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit!
  • Respektoni këmbësorët dhe vijat e bardha!
  • Respektoni rregullat e përparësisë në rrethrrotullim!

Mobiliteti në habitatin urban ndikon direkt në cilësinë dhe sigurinë e jetës, shpreh nivelin tonë të aftësisë e vetëdijes për bashkëjetesë qytetare bashkëkohore.

Studentët e Degës Auto-Mekanike të Shkollës Industriale Pavarësia, Praktikë Mësimore pranë QKT Vlorë

Studentët e vitit të tretë të Shkollës Industriale "Pavarësia", dega auto-mekanike, zhvilluan një orë mësimore ndryshe ose në "terren", në kapanonin e Qendrës së Kontrollit Teknik, Vlorë.

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Vlorë, demonstruan të gjtha etapat që duhet të kalojë një mjet, për t'u kualifikuar e kaluar testin me sukses. Konstatuan me praktikë problematikat më të shpeshta që hasin në mjetet që realizojnë kontrollin periodik teknik.

Kronikë nga RTSH me Këndin Edukativ të Sigurisë Rrugore në Shkollën Hasan Vogli

Një kronikë e ëmbël realizuar nga  RTSH Radio Televizioni Shqiptar, nga Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në shkollën "Hasan Vogli”, ku vogëlushët mësuan më shumë mbi rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikat kryesore të rrugës.

Për më shumë informacion mbi eventet e sigurisë rrugore, vizitoni: https://www.dpshtrr.al/siguria-rrugore

 

Ora Edukative e Sigurisë Rrugore me Nxënësit e Shkollës Bashkim Fino

Në shkollën më të re "Bashkim Fino" në Tiranë, bashkë me ekipin e specializuar, realizuam një orë edukative mbi Sigurinë Rrugore, ku fëmijët pasi mësuan rregullat teorike, kaluan në "aksion", duke praktikuar mënyrat korrekte të vepruarit në rrugë. Kjo realizohet duket improvizuar një mini-qytet me sinjalistikat dhe tabelat kryesore të qarkullimit rrugor. 

Nëse doni të rezervoni një orë edukative për shkollën tuaj, aplikoni në: www.dpshtrr.al/siguria-rrugore 

DPSHTRR në "Qytetin e Trafikut" me Nxënësit e Shkollës "Kristaq Rama"

Edukimi i fëmijëve është çelësi për të ndryshuar botën!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u ndal në "Qytetin e Trafikut", projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me 50 fëmijë pjesëmarrës të shkollës "Kristaq Rama", për të mësuar rregullat kryesore të sigurisë rrugore.

Fëmijët mësuan mbi sinjalistikat kryesore, tabelat e qarkullimit rrugor dhe si të qëndrojnë të sigurt teksa ecin në rrugë.

Siguria Rrugore me shkollën "Jani Minga"

Nuk ka investim me kthim më të lartë, sesa edukimi e formimi aktiv. Me nxënësit e shkollës “Jani Minga” në Këndin e Sigurisë Rrugore, në ambientet e jashtme të shkollës së mesme industriale "Pavarësia", Vlorë, ku edukojmë fëmijët mbi rregullat e trafikut rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon qarkullimin me sinjalistikat e duhura rrugore. Përfshirja që të vegjël, dhe që në bankat e shkollave, rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin.

Këndi i Sigurisë Rrugore në Shkollën "Faik Konica"

Misioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor është të edukojë brezin e ri për rregullat e qarkullimit rrugor.

Të sigurt për në shkollë, të sigurt për në shtëpi  dhe të edukuar si përdorues rruge, janë tre shtyllat bazë të këtij edukimi themelor e me rëndësi për të rritur breza të shëndetshëm. 

T’u inçizojmë fëmijëve rregullat dhe sinjalistikën e qarkullimit rrugor, që ata të jenë të sigurt si këmbësorë, pedalues apo si shoferë të së ardhme.

Këndi i Sigurisë Rrugore në Shkollën Industriale “Pavarësia”

Këndi i Sigurisë Rrugore nisi me programet edukative për vitin e ri shkollor 2022-2023,  pranë ambienteve të jashtme të shkollës së mesme industriale "Pavarësia", në qytetin e Vlorës, ku  edukojmë dhe informojmë fëmijët mbi rregullat e qarkullimit rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon një qytet të vogël me sinjalistikat

Siguria Rrugore me Këndin e saj Edukon në Javën Evropiane të Lëvizshmërisë

Sot fëmijët mësuan si të vendosin kokoren kur pedalojmë apo udhëtojmë me scooter, si të udhëtojnë me autobus dhe si të japim ndihmën e parë. Vizatuan me ngjyra  dhe e shijuan këtë aktivitet të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë.

Konkursi Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore në Zadar, Kroaci në 24-27 shtator

Një biçikletë ,një jelek të verdhë dhe një kaskë për mbrojtje.

Në datat 24-27 shtator, do të zhvillohet edicioni i 35-të i Konkursit Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore në Zadar, Kroaci. 

Suksese Të Gjithë Nxënësve Në Këtë Vit Shkollor / Së Shpejti Fillojmë Me Këndin Edukativ Të Sigurisë Rrugore

Duke i uruar të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor, ju rikujtojmë që së shpejti do takoheni edhe me ekipin e Këndit Edukativ për Sigurinë Rrugore

Jemi krenarë dhe të përkushtuar për të vijuar me këtë projekt, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, bashkitë, policinë, Kryqin e Kuq, shkollat, komunitetet, etj., duke sensibilizuar për mobilitetin urban, sigurinë rrugore, njohuritë mbi trafikun dhe lëvizjen. 

Përfshirja që të vegjël dhe në bankat e shkollave rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin. Suksese!

Zëri Yt Dëgjohet/ Raporti Mujor Gusht 2022

Sipas monitorimeve në terren dhe përmes telefonatave, rreth 98.6% e qytetarëve të anketuar, kanë mbetur të kënaqur  dhe 80% e tyre mendojnë se shërbimi është përmirësuar krahasuar me 2 vite më parë.

Punohet për të korrigjuar sa më shpejt aty ku nuk jemi mirë.

Anketimi vijon edhe në sektorë të tjerë, sipas përparësive dhe riskut, reagimeve dhe ankesave që marrim.

 

Raport Mbi të Ardhurat dhe Shërbimet Janar - Gusht 2022 

Rezultate Rekord gjatë 8 muajve punë të vitit 2022, duke arritur njëkohësisht rritje të ardhurash e efiçience ndërsa kemi eliminuar shumë praktika dhe kemi ulur tarifa, gjë që ka ulur kostot për qytetarët e subjektet në shumë shërbime, si p.sh.: heqja e vërtetimeve, eliminimi i kontrollit fizik në disa praktika, leja e re e qarkullimit të mjetit me 1 dokument, dublikati me ulje tarife për leje drejtimi, zerimi i tarifave për mjetet elektrike e plug-in, heqja e përkthimeve dhe noterizimeve, heqja e testimit për rinovimet e CAP dhe ulja me 86% e tarifës së rinovimit, ulja e tarifës së kartave

Njoftim


Në ditën e pushimit zyrtar, datë 5 Shtator, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbiemeve të Transportit Rrugor nuk do të ofrojë shërbim në sportele.
Në datën 6 Shtator, orari i shërbimit është: 08:00-19:00
Për pagesën online të taksave të mjetit, vizitoni: www.dpshtrr.al
Rezervoni online takimin në sportel për në DRSHTRR Tiranë dhe Durrës në: www.dpshtrr.al

Aplikacioni “Leje Drejtimi DPSHTRR”!

Aplikacioni “Leje Drejtimi DPSHTRR” nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është shkarkuar 1,570 herë në Play Store në muajin e parë të lançimit! 

Po mëson për Testin e Teorisë që të marrësh Lejen e Drejtimit?

Provoni veten me Aplikacionin e ri, më të shpejtë e më të plotë, të Simulimit Online të Testit Zyrtar të Lejes së Drejtimit!

Poligon Publik Testimi Dhe Një Qendër Edukimi E Formimi Për Kursantë Projekti Më I Ri I DPSHTRR

Një Poligon publik testimi manovrash parkimi në kushte optimale por edhe një qendër edukimi e formimi për kursantë e subjekte të interesuara për simulime reale dhe virtuale, është projekti konkret më i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugorr në Prezë.

Një tjetër investim që provon rëndësinë e fokusit tonë tek rritja e standardeve të procesit të testimit për Leje Drejtimit, monitorimit dhe transparencës, modernizimit të proceseve të shërbimit që lidhet me autoshkollat dhe kursantët për lejedrejtimi.

Siguria Rrugore në Shkollat Kombëtare gjatë vitit shkollor 2022

Në kuadër të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me Këndin e Sigurisë Rrugore ka shëtitur në 7 qytete (Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Shkodër)  duke organizuar 37 evente të sigurisë rrugore, me 139 orë edukative dhe 1,623 fëmijë pjesëmarrës. 

Duke simuluar situata të trafikut rrugor, fëmijët kanë mësuar përmes lojës dhe argëtimit, mbi vijat e bardha, respektimin e këmbësorëve dhe të semaforit, për të qenë të vëmendshëm kur lëvizin vetë apo në shoqërinë e të rriturve. 

Fëmijët dhe Transporti Publik

Tek panairi i Automotive Fair Albania, për dy ditët e fundjavës, Stacioni Bashkia Tiranë - Agjencia Mbrojtjes së Konsumatorit priti pasagjerët e vegjël, për t'iu shpjeguar me dashuri disa rregulla të transportit publik me argëtim duke i përfshirë në role të ndryshme.

 

Forumi Start-Up & Inovacion Në Automotive Fair Albania

Gjatë zhvillimit të forumit  "Start-Up & Inovacion", në Automotive Fair Albania, ndër shumë diskutimesh, fokus kryesor patën temat mbi kreativitetin, inovacionin dhe sipërmarrësit e rinj si modele të suksesshme biznesi dhe historish frymëzimi.

Zhvillimi i teknologjisë dhe orientimi drejt komunikimit digjital, globalizimi i tregut dhe ndërveprimi i lartë me konsumatorin përtej kufijve, digjitalizimi i shërbimeve, po i shtyjnë gjithmonë e më shumë të rinjtë drejt nismave e sfidave të guximshme të sipërmarrjes.

Orët e Fundit Mësimore me Këndin Fantastik të Sigurisë Rrugore

Orët e fundit mësimore bëhen më interesante me këndin fantastik të sigurisë rrugore.

Ekipi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka shëtitur qytet më qytet, dhe ka zhvilluar orën edukative kaq të pëlqyer nga të gjithë nxënësit.

Edukimi rrugor, i cili shërben për të njohur tabelat dhe rregullat bazë të qarkullimit rrugor, duhet të nisë që në fëmijëri përmes lojës interaktive e argëtimit, për një të nesërme më të sigurt e breza më të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm në rrugë.

Investimet në Qendrën e Kontrollit Teknik në DRSHTRR Shkodër

Në qendrën e Kontrollit Teknik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, po vijojnë punimet me shtresat e resinës për dyshemetë teknologjike, për të krijuar kushte bashkëkohore pune e shërbimi, për punonjësit dhe qytetarët e këtij qarku.

Investimi po kryhet nga vetëfinancimi si ent, pjesë e paketës së ndërhyrjes transformuese të shërbimeve të transportit rrugor, në të gjithë vendin. 

 

Z. Sokol Duma- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Një e nesërme e sigurt me përdorues më të përgjegjshëm rruge, nis që në fëmijëri.

Edukimi rrugor për të njohur tabelat dhe rregullat bazë të qarkullimit, është prej kohësh pjesë e planit të veprimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Z. Sokol Duma, Këshilltar për Sigurinë Rrugore në Kabinetin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, referon në këtë forum mbi projektet edukative të entit dhe një sërë kanalesh të tjera ku shtrihet veprimtaria mbi sigurinë rrugore.

Z. Ervin Dervishi- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Siguria Rrugore është prioritet për GBI Health & Safety Academy.

Z. Ervin Dervishi, Drejtor i Trajnimeve në GBI, do të sjellë në forum eksperiencën e tij 17 vjeçare, në fushën e sigurisë rrugore, si pjesë e departamentit të shërbimeve të Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit. 

Z.Simon Battisti- Folës i Forumit siguria Rrugore

Një tjetër referues në forumin mbi sigurinë rrugore Z.Simon Battisti, do të trajtojë projektimin e qyteteve me hapësira të sigurta për fëmijët, dhe rëndësinë e përfshirjes së anëtarëve të komunitetit në planifikimin urban të qytetit.

Ky dizajnim në bashkëpunim, nxit ndjenjën e përgjegjësisë me objektivin për të rezultuar në hapësira publike më të mira për të gjithë.

Z. Battisti është Drejtor i “Qendrës Marrëdhënie” që ndodhet në Tiranë dhe punon mbi projektimin e rrugëve pranë shkollave, me mbështetje nga GIZ  Albania.

Z. Labeat Matoshi- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Kërkimi bashkëkohor shfrytëzon mundësitë e ofruara nga teknologjia për të reduktuar përplasjet dhe incidentet serioze gjatë udhëtimit me mjet. Realiteti virtual është një vlerë e shtuar potencialisht e lartë, që na prezantohet në këtë forum përmes krijimit të Z. Labeat Matoshi.

Zhvillimi i një simulatori makine në platformën VR, prej tij, ka për qëllim asistimin dhe ndihmën e studentëve të autoshkollave.

Tashmë përmes VR Drive, është simuluar si mjeti ashtu edhe një pjesë e rrugëve të Prishtinës, rrugë malore dhe parkimi, për t’u sfiduar dhe praktikuar.

Z. Kai Assing- Folës i Forumit Siguria Rrugore

Kur rregullat bëhen pjesë e kulturës dhe e sjelljes së përditshme, rreziqet reduktohen por edhe aksidentet parandalohen në një masë të konsiderueshme.

Për këtë  çështje dhe shumë të tjera me Z. Kai Assing, Zëvendës Drejtor i Divizionit "Siguria rrugore" në Gjermani, do të diskutohet në forumin e sigurisë rrugore.

Z. Assing merret me projektet e Sigurisë Rrugore, Koordinimin e Kërkimeve për Sigurinë Rrugore, Fushatat dhe Programin Federal të Sigurisë Rrugore, Aktivitetet Ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore, etj.

Pages