Siguria Rrugore

You are here

Hidhni hapin e parë drejt suksesit!

Hidhni hapin e parë drejt suksesit!

Bashkohu me ne dhe prezanto projektin tënd!

Ky është momenti yt për të shkëlqyer dhe për të sjellë ndryshime!

Siguria rrugore rikthehet në Këndin Statik të Vlorës, së bashku me nxënësit e shkollës “28 Nëntori”.

Siguria rrugore rikthehet në Këndin Statik të Vlorës, së bashku me nxënësit e shkollës “28 Nëntori”.

Nxënësit mësuan më shumë rreth rëndësisë së të qenurit të sigurt në rrugë dhe patën mundësinë të zbatojnë njohuritë e reja në praktikë. 

Ata u bënë pjesë e një përvoje të paharrueshme, duke pedaluar në Këndin Statik dhe u njohën me tabelat sinjalistike të reja.

Transport, Inovacion , Siguri!

Nxitoni, nxitoni, nxitoni!

Ke një ide inovative që mund të sjellë ndryshime në fushën e transportit dhe sigurisë?

Bashkohu me ne dhe prezanto projektin tënd! Ky është momenti yt për të shkëlqyer!

SIGURIA RRUGORE: Një Përgjegjësi për Të Gjithë Ne!

SIGURIA RRUGORE: Një Përgjegjësi për Të Gjithë Ne!

 Ditën e sotme ekipi ynë udhëtoi drejt Shkollës 9-vjeçare “Nikë Tomë Prela” ku realizuam një orë edukative mbi Sigurinë Rrugore.  Fëmijët mësuan mbi sinjalistikat kryesore, tabelat e qarkullimit rrugor dhe si të qëndrojnë të sigurt teksa ecin në rrugë! 

Thirrje për të gjithë të rinjtë!

Thirrje për të gjithë të rinjtë!

Ke një ide që mund të ndikojë në zhvillimin e transportit të sigurt dhe inovativ? Ky është shansi yt! Apliko tani në konkursin “Transport, Inovacion dhe Siguri” dhe prezanto projektin tënd që mund të sjellë diçka të re.

Çfarë kërkojmë?

- Ide dhe projekte inovative që përmirësojnë transportin

Ky është momenti për të treguar se çfarë mund të arrish! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një të ardhmeje më të sigurt

Mirëpresim të gjithë talentet e reja të bëhen pjesë e këtij konkursi!

Së bashku me nxënësit e shkollës “Ramadan Kasa”, mësuam rregullat themelore të sigurisë rrugore.

Së bashku me nxënësit e shkollës “Ramadan Kasa”, mësuam rregullat themelore të sigurisë rrugore. Përvec teorisë, patëm mundësinë t’i zbatojmë këto rregulla në praktikë në cirkuitin e realizuar nga vetë ne. 

Për më tepër informacione, si dhe për të rezervuar orën edukative pranë shkollës suaj, vizitoni: siguriarrugore@dpshtrr.gov.al.

Me rikthimin në shkollë, rifillon edhe Siguria Rrugore!

Me rikthimin në shkollë, rifillon edhe Siguria Rrugore!

 Nxënësit e Shkollës “22 Tetori” ishin të parët për orët edukative të sigurisë rrugore për këtë vit të ri mësimor.

 Sot patëm kënaqësinë të ndajmë njohuri dhe këshilla të nevojshme për sigurinë rrugore ku vogëlushët mësuan rregullat themelore të qarkullimit rrugor dhe i vunë në praktikë ato në cirkuitin e organizuar nga ne.

Bëhemi bashkë për një koncept të vetëm: Rrugë të sigurta për të gjithë përdoruesit e saj!  

Bëhemi bashkë për një koncept të vetëm: Rrugë të sigurta për të gjithë përdoruesit e saj!  

Në vijim të procesit të hartimit të Strategjisë së Sigurisë Rrugore, DPSHTRR u bë pjesë e Workshop-it të dytë të organizuar nga IRD Engineering SRL, mbajtur pranë ambienteve të Tirana International Hotel.

Workshop i strukturuar në dy pjesë, ku në fokus të tij ishin:

 Metodologjia e përdorur për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Rrugore dhe Planin e Veprimit për implementimin e saj.

Java Evropiane e Mobilitetit

Java Evropiane e Mobilitetit 2024
 Dita Pa Makina – Një Mundësi për Reflektim dhe Ndryshim 

 Këtë vit, në Ditën pa Makina, kemi mundësinë të kontribuojmë në një qytet më të pastër dhe më të qëndrueshëm për të gjithë. Ndaj, le të bëjmë një ndryshim të vogël për një ndikim të madh! 

Java Evropiane e Mobilitetit 2024

Java Evropiane e Mobilitetit 2024

A janë hapësirat publike të sigurta në shoqërinë tonë dhe çfarë dhet të bëjmë ne për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të tyre?

 Lëvizjet demografike të ndodhura përgjatë 25 vjeçarit të fundit në vendin tonë kanë ndryshuar kornizën e paraqitjes së tyre në të gjithë ekzistencën e tyre me një rritje totale të normës së urbanizimit.

Java Evropiane e Mobilitetit udhëtoi drejt “Shkodrës së Biçikletave”! 

Java Evropiane e Mobilitetit udhëtoi drejt “Shkodrës së Biçikletave”! 

 Jo pa arsye ishim në Shkodër sot, në qytetin e artistëve, sportistëve e zejtarëve me famë ballkanike por edhe për historinë 100 vjeçare të përdorimit masiv të biçikletave të shëtitjeve kolektive të organizuara me to në vendet piktoreske të qytetit!

 Mbështesim Bashkinë Shkodër në vizionin që ajo ka në promovimin dhe mbrojtjen e kësaj kulture dhe tradite duke organizuar herë pas here evente edukative.

N’Shesh me Këndin e Sigurisë Rrugore të DPSHTRR

 N’Shesh me Këndin e Sigurisë Rrugore të DPSHTRR për Java Europiane e Mobilitetit

 Me ata, më të vegjëlit e komunitetit tonë, që rindezin shpresën për breza të ndjeshëm ndaj komunitetit, rifilluam sezonin e rradhës të sensibilizimit mbi rëndësinë e Sigurisë Rrugore dhe dashurinë për biçikletat, në mënyrë që të edukojmë për një qytet më të pastër dhe të sigurt!

Java Evropiane e Mobilitetit 2024

Java Europiane e Mobilitetit 2024

“Hapësira Publike të Përbashkëta” 

 Këmbësorë, pedalues, drejtues mjeti, motoçiklistë, përdorues të transportit publik si anëtarë të një komuniteti duhet që të gjithë ti shtrojnë vetes pyetjen: “Si mund të ndajmë dhe përdorim hapësirat publike në formë të tillë që të gjithë të mund të lëvizim në mënyrë të sigurt dhe të qetë?”

A keni një ide inovative që mund të përmirësojë transportin rrugor dhe të rrisë sigurinë? Merrni pjesë në konkursin “Transport, Inovacion, Siguri” dhe bëni ndryshimin që na duhet!

A keni një ide inovative që mund të përmirësojë transportin rrugor dhe të rrisë sigurinë? Merrni pjesë në konkursin “Transport, Inovacion, Siguri” dhe bëni ndryshimin që na duhet!

 Çfarë kërkohet nga pjesëmarrësit:

 Të keni një projekt ose ide inovative që përmirëson transportin rrugor, sigurinë dhe kontribuon në efikasitetin e tij.

 Çdo ide e mirë është e mirëpritur!

 Aplikuesit duhet të jenë nën moshën 30 vjeçare.

 Aplikimet fillojnë në datën 30 Shtator!

 Për çdo përdorues TË RI apo EKZITUES të i Mjeteve me Pedale dhe Patinave Elektrike: Qarkullimi i këtyre mjeteve mbështetet mbi një bazë ligjore ku rregullat i kemi përkthyer në këshillat në vijim!

 Për çdo përdorues TË RI apo EKZITUES të i Mjeteve me Pedale dhe Patinave Elektrike: Qarkullimi i këtyre mjeteve mbështetet mbi një bazë ligjore ku rregullat i kemi përkthyer në këshillat në vijim!

Përpara udhëtimit tuaj të rradhës, MBANI NË VËMENDJE:

 Mos bëj shmangie të papritura ose lëvizje zigzage;

 Qarkullo në rrugë të rezervuara, kur ato ekzistojnë;

Një sekondë e pakujdesisë teksa jeni të përgjumur në makinë mund të ketë pasoja të mëdha për jetën tënde dhe të të tjerëve.

Një sekondë e pakujdesisë teksa jeni të përgjumur në makinë mund të ketë pasoja të mëdha për jetën tënde dhe të të tjerëve.

Kur je i lodhur ose i përgjumur, ndalo, bëj një pushim dhe rinovo energjitë.

Kujdesi i vazhdueshëm në rrugë është çelësi për një udhëtim të sigurt

Qëndro vigjilent dhe mbro jetën tënde dhe të të tjerëve.

Kufiri i shpejtësisë është një limit, jo një objektiv

Kufiri i shpejtësisë është një limit, jo një objektiv
 Shpejtësia e madhe mund të ketë pasoja të rënda në një çast të papritur. Në çdo kthesë dhe ndalesë, kujdesi dhe përqendrimi maksimal janë thelbësore. 

Mos lejoni që adrenalina momentale të sjellë pasoja të pashlyeshme. Mendoni për ata që ju duan dhe për ata që janë në rrugë me ju.

Drejtoni me kujdes dhe bëni çdo sekondë të vlefshme për ta jetuar! 

Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. 

Siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithëve. 

Një sekondë mund të shpëtojë një jetë - shikoni dy herë përpara se të kaloni rrugën dhe tregoni vigjilencë. 

Kujdesi ynë i përditshëm mund të bëjë diferencën! 

Para se të uleni para timonit, mendoni për ata që ju duan dhe ju presin në shtëpi.

1 sekondë mund të përcaktojë gjithçka. Mos lejoni që një mesazh apo telefonatë t’ju shpërqendrojë. Para se të uleni para timonit, mendoni për ata që ju duan dhe ju presin në shtëpi.

Lëreni celularin mënjanë përpara se të nisni një udhëtim dhe përqendrohuni në rrugë. 

Shmangni alkoolin dhe shpëtoni jetë!

Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur është i paligjshëm dhe rrezikon gjithçka: veten, familjen dhe të tjerët përreth.

Mos harroni të qenit pranë shtëpisë nuk është një justifikim për të drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.  Bëhuni shembull i përgjegjësisë dhe kujdesit në rrugë.

Shmangni alkoolin dhe shpëtoni jetë!

Një ditë e veçantë e mbushur me argëtim dhe mësim për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe kampin veror “Happy Day”

Një ditë e veçantë e mbushur me argëtim dhe mësim për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe kampin veror “Happy Day”

 Fëmijët morën pjesë në disa lojëra argëtuese, ku mësuan disa nga rregullat kryesore të sigurisë rrugore në një mënyrë tërheqëse dhe interaktive në cirkuitin e veçantë që krijuam për ta.

Mirëpritëm ditën e sotme përfaqësues të kompanisë së Konsulencës Inxhinierike IRD Engineering Srl mbi “Mbështetjen për Reformën e Sektorit Rrugor dhe Strategjinë e Sigurisë Rrugore”!

Mirëpritëm ditën e sotme pranë ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme përfaqësues të kompanisë së Konsulencës Inxhinierike IRD Engineering Srl, Znj. Anna Krukowska dhe Z. Dejan Jovanov. Ky takim vjen në vijim të Workshop të organizuar nga kjo kompani mbi projektin e fianancuar nga Bashkimi Europian mbi “Mbështetjen për Reformën e Sektorit Rrugor dhe Strategjinë e Sigurisë Rrugore”, ku IRD Engineering Srl është subjekti përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike për përgatitjen e strategjisë së Sigurisë Rrugore, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.

 Siguria Rrugore për femijët është një prioritet i rëndësishëm për prindërit dhe komunitetin!

 Siguria Rrugore për femijët është një prioritet i rëndësishëm për prindërit dhe komunitetin!

 Mësimi i rregullave të sigurisë rrugore në moshë të hershme i ndihmon ata të zhvillojnë sjellje të sigurta që do t’i shoqërojnë përgjatë jetës.

Sot zhvilluam një orë shumë të veçantë të Sigurisë Rrugore në kampin veror“ Happy Days” në Tiranë. 

Një ditë plot edukim dhe buzëqeshje! 

Sot zhvilluam një orë shumë të veçantë të Sigurisë Rrugore në kampin veror“ Happy Days” në Tiranë. 

Vogëlushët mësuan rregullat kryesore të qarkullimit rrugor dhe më pas u argëtuan pa masë duke i praktikuar ato në cirkuitin e improvizuar nga ne. 

Një falënderim i veçantë për stafin e kampit dhe përfaqësuesit e Kryqit të Kuq që kontribuan në mbarëvajtjen e aktivitetit.

Argëtohuni sëbashku me fëmijët duke shkarkuar botimin “Luajmë me Hapa të Sigurt”

Fundjava po afron. Keni menduar se si do argëtoni fëmijët tuaj?

Qoftë në breget, buzë liqeni apo në peisazh malor DPSHTRR ju vjen në ndihmë me një ide!

  1. Shkarkoni nga Web botimin “Luajmë me Hapa të Sigurt”;
  2. Ndani njohuritë me fëmijët tuaj mbi rregullat e përdorimit të rrugës;
  3.  Luani së bashku duke gjetur fjalët që mungojnë apo përmes figurave.

Një ditë ndryshe, ku përmes kohës së kaluar me fëmijët tuaj ju i pajisni ata edhe me njohuri të rëndësishme për zhvillimin e tyre si qytetarë të se ardhmes!

Raporti Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Maj 2024.

 Për të gjithë qytetarët e interesuar, DPSHTRR ndan të dhënat mbi shërbimin e Kontrollit Teknik për periudhën Janar - Maj 2024:

 Testimi i mjeteve

 149,920 mjete të testuara, +36.2% krahasuar me Janar-Maj 2022;

 90.9% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 - 8+1 vende);

 36.4% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.

Mjete të ngelura në testim

Ekipi i Sigurisë Rrugore ditën e dielë ishte pjesë e aktivitetit "Family Day", të organizuar nga ALUMIL pranë ambienteve të tyre! 

 Ekipi i Sigurisë Rrugore ditën e dielë ishte pjesë e aktivitetit "Family Day", të organizuar nga ALUMIL pranë ambienteve të tyre! 

 Kënaqësi të ishim pjesë e një organizimi të tillë, i cili bëri bashkë të gjithë punonjësit me familjet e tyre, një takim që nxjerr në pah vlerat njerëzore, nxit frymën e bashkëpunimit në kolektivin e punës dhe ndihmon në krijimin e afërsisë së stafit me drejtimin e kompanisë.

3 QERSHOR - Dita Ndërkombëtare e Biçikletës 

3 QERSHOR - Dita Ndërkombëtare e Biçikletës 

 DPSHTRR, edhe pse një ent me veprimtari në fushën e automotorizimit, e ka vërtetuar prej kohësh tanimë përmes fushatave, masave dhe projekteve të ndërmarra që është i fokusuar drejt promovimit të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Ndaj në ditën ndërkombëtare të biçikletës risjellim në vëmendjen tuaj disa arsye se përse duhet të rrisim përdorimin e saj:

Në kuadër të Ditës së Fëmijëve, këndi lëvizës i Sigurisë Rrugore u vendos në Librazhd!

Në kuadër të Ditës së Fëmijëve, këndi lëvizës i Sigurisë Rrugore u vendos në Librazhd!

Në një aktivitet të mrekullueshëm organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd, vogëlushët patën mundësinë të argëtohen, si dhe të mësojnë rregullat e sjelljes në rrugë në cirkuitin e improvizuar nga ne. 

 Një ditë e mbushur me buzëqeshje, edukim dhe siguri për të ardhmen e fëmijëve tanë!

Pages