Siguria Rrugore

You are here

Planifiko lëvizjen tënde të radhës, përpara se të nxitohesh të përdorësh mjetin!

Data e lajmit: 25 Sep 2023

Keni menduar ndonjëherë të ndani mjetin me kolegun për të shkuar në punë apo me mikun tuaj në udhëtimin e radhës? Po sikur të alternoheni me transportin publik për të shkuar në një distancë të afërt?

Në kuadër të javës Evropiane të Lëvizshmërisë, tema e së cilës këtë vit është mbi format e kursimit të energjisë, ndajmë me ju opsionet e mënyrat e reja të transportit të cilat nuk dëmtojnë mjedisin.



Statistikat mbi testimin e mjeteve në Kontrollin Teknik për periudhën Janar-Korrik 2023!

Data e lajmit: 10 Aug 2023

Statistikat mbi testimin e mjeteve në Kontrollin Teknik për periudhën Janar-Korrik 2023, vijojnë me  rëndësinë e duhur kushtuar sigurisë rrugore.

Mjetet mbi 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë, konkretisht 3,376 mjete. 

 Janë paraqitur për testim 121,478 mjete, nga të cilat:

- Automjete (4+1/8+1) 78.4%

- Kamion 12.2%

- Motomjete 4.4%

- Autobusë 2.4%

- Rimorkio 2.1%

- Mjete ndërtimi/punime toke 0.5%



Drejto mjetin me mendje të kthjellët!

Data e lajmit: 09 Aug 2023

 Bashkohuni me nismën e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi  promovimin e  sigurinë rrugore dhe për të nxitur moskonsumimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.  Bashkëpunojmë për të ndryshuar sjelljet dhe për të krijuar vetëdije për rrezikun e alkoolit në timon.

 Për sigurinë tonë dhe të të tjerëve, ndryshoje mendjen dhe zgjidh jetën! 



Statistikat e aksidenteve flasin për ulje të qendrueshme, ndonëse flota vendase rritet në numër!

Data e lajmit: 08 Aug 2023

Statistikat e aksidenteve flasin për ulje të qendrueshme, ndonëse flota vendase rritet në numër dhe përdoruesit e rrugës veçse shtohen, përfshirë dhe fluksin turistik e tranzitet.

Gjatë periudhës Janar-Qershor 2023 janë:

528 aksidente rrugore, 34% më pak krahasuar me 2018. 

40% më pak aksidente rrugore nga drejtuesit e mjeteve nën 25 vjeç, çka flet pozitivisht për të sapopatentuarit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

27% e totalit të aksidenteve Janar-Qershor 2023, janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, 36% më pak se në vitin 2018.



Së bashku me  Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, në kuadër të fushatës sensibilizuese "Paketa 101 Ditët e Verës".

Data e lajmit: 01 Aug 2023

Edukata mbi trafikun që rrit Sigurinë Rrugore është një detyrë e të gjithëve.  Duke qenë se fëmijët janë thelbi i të ardhmes sonë, përkushtimi për formimin e tyre mbi lëvizshmërinë e sigurt është për ne një mision i domosdoshëm, por njëkohësisht dhe investimi ideal për efektivitet.



Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Center For Openness And Dialogue bashkë në eventin për promovimin e sigurisë rrgurore

Data e lajmit: 03 Jul 2023

Super këndshëm!

Fëmijë të mrekullueshëm së bashku me prindërit u bashkuan për një aventurë të sigurt në eventin e organizuar nga DPSHTRR dhe COD - Center For Openness And Dialogue.

Kinemaja e Sigurisë Rrugore shfaqi një film edukativ, të sjellë nga ACA, duke treguar rëndësinë e rregullave të qarkullimit rrugor. Fëmijët shijuan çdo moment të kësaj përvoje të bukur, duke mësuar gjithnjë e më shumë për sigurinë rrugore.



Marrëveshja historike për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së edukimit për sigurinë rrugore në të gjithë arsimin parauniversitar! 

Data e lajmit: 10 May 2023

Në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për orët edukative dhe aftësimin e nxënësve për sigurinë rrugore, u nënshkrua marrëveshja historike për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së edukimit për sigurinë rrugore në të gjithë arsimin parauniversitar! 



Marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHTRR dhe MAS!

Data e lajmit: 08 May 2023

Me qëllimin e përbashkët për të promovuar fuqimisht edukimin rrugor përmes njohurive dhe materialeve të certifikuara sipas standarteve ndërkombëtare, nënshkruam marrëveshjen e përbashkët për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të Edukimit për Sigurinë Rrugore në arsimin parauniversitar u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Prej vitit 2019 kemi organizuar 142 evente në 25 qytete me rreth 7,976 fëmijë pjesëmarrës e ndërsa falë kësaj marrëveshjeje ky bashkëpunim do të



Analiza për Sigurinë Rrugore Janar-Mars 2023!

Data e lajmit: 08 May 2023

Të drejtosh një mjet është përgjegjësi shumë e madhe, për veten dhe të tjerët, po aq sa është e rëndësishme sjellja korrekte e pasagjerit, e këmbësorit dhe e pedaluesit në rrugë.

 Statistikat për periudhën Janar-Mars 2023 flasin qartë për ulje të aksidenteve rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, vihet re një ulje minimale e fataliteteve, si edhe një rritje e aksidenteve shkaktuar nga sjellja e gabuar e këmbësorëve. 

263 aksidente rrugore janë gjatë periudhës Janar-Mars 2023, 29% më pak krahasuar me vitin 2018.



Ora Edukative e Sigurisë Rrugore me nxënësit e shkollave "Koto Hoxhi" në Gjirokastër dhe "Meleq Gosnishti" në Përmet

Data e lajmit: 23 Mar 2023

Qytet më qytet dhe shkollë më shkollë për të mësuar duke u argëtuar!

Këndi i Sigurisë Rrugore u ndal në shkollat "Koto Hoxhi" në Gjirokastër dhe "Meleq Gosnishti" në Përmet për të zhvilluar aktivitetin kaq të dashur për të gjithë fëmijët.

Si pedalues, si këmbësorë por mbi të gjitha si shofera të së nesërmes, duhet që të vegjël të njihemi me rregullat dhe rrezikun e përdorimit të rrugës, me sinjalistikën bazë e me rëndësinë e kujdesit për veten dhe tjetrin!



Analizë mbi sigurinë rrugore për Janar-Shkurt 2023!

Data e lajmit: 16 Mar 2023

Shifra POZITIVE nga Raporti i Aksidenteve Rrugore për Janar-Shkurt 2023 dhe indekset krahasuese:



Aktivitetet e Ditës së Verës në kryeqytet përfshinë Këndin e Trafikut me instruktorët e apasionuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor!

Data e lajmit: 15 Mar 2023

Në qendër të vëmendjes kemi investimin më të rëndësishëm për rrugë të sigurta dhe breza të përgjegjshëm - edukimin që herët për formimin e nocioneve të sjelljes korrekte në lëvizshmëri dhe kulturën e trafikut!

Siguria rrugore është një sfidë e jashtëzakonshme që kërkon ngulitjen me themel të edukatës qytetare si përdorues rruge dhe konsumator transporti!



Certifikimi i errësimit të xhamave me materiale të homologuara!

Data e lajmit: 20 Feb 2023

 Dikur një tabu, stres, sot një zgjidhje e suksesshme dhe praktike.

Certifikimi i errësimit të xhamave me materiale të homologuara nga DPSHTRR, një shërbim transparent për qytetarët e serviset, që s’le vend për abuzime. Vetëm gjatë vitit 2022, janë realizuar 75,361 certifikime e miratime të errësimit të xhamave.

Përfitimet nga errësimi i xhamave:



Ora Edukative e Sigurisë Rrugore me nxënësit e Shkollës Publike 9 - vjeçare “Pashko Vasa” në qytetin e Mirditës.

Data e lajmit: 07 Feb 2023

Qytet më qytet, e shkollë më shkollë për të folur mbi rëndësinë e zbatimit të sinjalistikës rrugore

U ndalëm në shkollën "Pashko Vasa" në qytetin e Mirditës, ku fëmijët aq të sjellshëm dhe të edukuar u njohën me rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat nëpërmjet cirkuitit të ndërtuar për ta, duke u argëtuar e duke mësuar në mënyrë aktive!

Ndërgjegjësim sot për të ardhme të sigurt nesër!



Ora Edukative e Sigurisë Rrugore me nxënësit e Shkollës Publike 9 - vjeçare “Hajdar Dushi” në qytetin e Durrësit

Data e lajmit: 25 Jan 2023

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, e gjen ekipin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në terren, në zhvillimin e klasës edukative "Siguria Rrugore", me Shkollën Publike 9 - vjeçare “Hajdar Dushi”, në qytetin e Durrësit.



UDHËTONI ME KUJDES në ditët me mot të acartë!

Data e lajmit: 24 Jan 2023

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ju sjell në rikujtesë disa nga masat që duhet të ndërrmerni përgjatë ditëve me mot të acartë:



Ora Edukative e Sigurisë Rrugore Për Vitin 2023 Nisi Me Nxënësit e Shkollave "Katund i Ri" Në Kashar Dhe "Alush Bardhi" Në Farkë

Data e lajmit: 20 Jan 2023

Rinisën për këtë vit aktivitetet e Sigurisë Rrugore me shkollat "Katund i Ri" në Kashar dhe "Alush Bardhi" në Farkë. 

Fëmijët mësuan rregullat bazë të sigurisë rrugore nga ekipi i specializuar i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e më pas kaluan në cirkuitin e improvizuar për t'u njohur me tabelat kryesore të qarkullimit.



Siguria Rrugore në Një Vit

Data e lajmit: 30 Dec 2022

Gjatë vitit 2022 ora edukative e sigurisë organizoli plot 47 evente në 10 qytete me 2,051 fëmijë pjesëmarrës.

Edukimi mbi sigurinë rrugore e trafikun, ka sjellë një shkallë të re ndërgjegjësimi e vetëdijeje mbi rrezikun dhe përgjegjësinë, mbi sjelljen në qarkullim rrugor.



Njoftim ! Në datën 26 Dhjetor shërbim do të ofrohet vetëm në QKT në të gjitha qytetet në orarin: 08:00-16:00

Data e lajmit: 25 Dec 2022

Të nderuar qytetarë!

Në datën 26 Dhjetor, për shkak të pushimit zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  nuk do të ofrojë shërbim në sportele, me përjashtim të Kontrollit Teknik!

Çdo Qendër e Kontrollit Teknik do të ofrojë shërbim në të gjitha qytetet në orarin: 08:00-16:00!

Ju mirëpresim!

Paguani Taksat Online dhe Rezervoni Kontrollin Teknik në: www.e-albania.al



Thuaj Jo Alkoolit në Timon

Data e lajmit: 19 Dec 2022

A e dini se 1 nga 3 aksidente rrugore me pasojë vdekjen shkaktohet nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit? 

Nëse duhet të udhëtoni pasi keni pirë alkool, tregohuni të përgjegjshëm: mos e ngisni makinën. Merrni një taksi ose kërkojini një miku të ngasë makinën në vendin tuaj. Miq, familjarë a të afërm, mos lejoni dikë që ka pirë alkool të marrë timonin, mos udhëtoni me të si drejtues mjeti, ndalojeni të bëhet rrezik për jetën e vet dhe të të tjerëve. 



DPSHTRR Nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Institutin e Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”

Data e lajmit: 14 Dec 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Z. Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale ka shprehur nderimin e tij në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Institutin e Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas”, në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve  të Transportit Rrugor, me një personalitet si Z.



Paneli i Parë Folës në Konferencën “Sëbashku për Sigurinë Rrugore”

Data e lajmit: 13 Dec 2022

Një e Hënë intensive me kolegët grekë të Transportit Rrugor, në Takimin e parë  “Sëbashku për Sigurinë Rrugore”, Paneli i parë, me Ambasadoren Greke SH.S. Znj. Konstantina Kamitsi, Zv. Ministrin grek të Transportit, Z. Michalis Papadopoulos, Zv. Ministrin e MIE Z. Hantin Bonati dhe Zv. Kryetaren e Bashkisë Tiranë, Znj. Keti Luarasi, për angazhimin institucional mbi këtë problematikë me rëndësi jetike.



Konferenca Shqiptaro-Greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore" Bashkëpunim midis DPSHTRR dhe Ambasadës Greke në Shqipëri

Data e lajmit: 08 Dec 2022

Të motivuar e të përkushtuar për të sjellë një frymë ndryshimi në qasjen ndaj sfidës së kohës për uljen e aksidendeve rrugore dhe rritjen e vetëdijes së përdoruesve të rrugës, Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve të Transportit Rrugor organizon për herë të parë Konferencën shqiptaro-greke “Së bashku për Sigurinë Rrugore” në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, me të ftuar specialë përfaqësues të lartë nga institucionet greke të fushës së transportit rrugor dhe të edukimit për trafikun dhe sigurinë rrugore.



Ora e Sigurisë Rrugore me Fëmijët e Shkollës Jo-Publike “ELITE”, në Vlorë

Data e lajmit: 24 Nov 2022

Shirat nuk e pengojnë programin tonë edukativ!  U zhvillua ora e sigurisë rrugore me fëmijët e shkollës jo-publike “ELITE”, në Vlorë, me ushtrimet në klasë, në pamundësi të simulimit jashtë. 

Si pedalues, këmbësorë dhe si shofera nesër, duhet që qysh të vegjël të njihemi me rregullat dhe rrezikun e përdorimit të rrugës, me sinjalistikën bazë e me rëndësinë e kujdesit për veten dhe për të tjerët.

️



Rezultate Pozitive në Uljen e Viktimave në Aksidentet Rrugore

Data e lajmit: 18 Nov 2022

Rezultatet pozitive nuk bien nga qielli, ato arrihen me punë.

Bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore, krah për krah me organizatat vullnetare të Edukimit mbi Sigurinë Rrugore e Trafikun, ka sjellë një shkallë të re ndërgjegjësimi e vetëdijeje mbi rrezikun dhe përgjegjësinë, mbi sjelljen në qarkullim rrugor, duke paraprirë panoramën fantastike të rënies së qendrueshme të aksidenteve rrugore.

Krahasuar me një vit më parë, në 9-mujorin e 2022-shit, 29 jetë njerëzish të fituara. 



Intervista e Drejtoreshës të Kabinetit të DPSHTRR-së Znj. Lira Pipa për RTSH

Data e lajmit: 16 Nov 2022

Drejtoresha e Kabinetit të DPSHTRR-së Znj. Lira Pipa, në një intervistë për RTSH Radio Televizioni Shqiptar, ndër të tjera, përmendi fushatat dhe nismat e ndërmarra nga enti për sensibilizimin ndaj sigurisë në rrugë.



Aktivitet në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore

Data e lajmit: 15 Nov 2022

Në Javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Policinë Rrugore, Kryqin e Kuq Shqiptar, Bashkia Tiranë, GBi & Safety Academy dhe Swedish Program: "Strengthening Community Policing in Albania"- SCPA, Task-Forca e Transportit Rrugor, sjellin një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese mbi sigurinë rrugore.



Brenda Muajit Nëntor Nisin Punimet për Ndërtimin e Poligonit të Parë Publik të Testimit Praktik për Leje Drejtimi

Data e lajmit: 14 Nov 2022

Poligoni i parë publik i testimit praktik për leje drejtimi dhe qendra e parë edukative digjitale e simulimeve virtuale për leje drejtimi, do të ndërtohet në Fushë-Prezë, Tiranë.

Pas blerjes së truallit, alokimit të fondit për investimin dhe projektim e prokurim, tashmë lidhet kontrata për ndërtimin që nis brenda muajit nëntor.



Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore në Shkollën "Skënder Libohova" dhe "Gjergj Kastrioti" në Lushnjë dhe Krujë

Data e lajmit: 14 Nov 2022

Këndi Edukativ i Sigurisë Rrugore vijon rrugëtimin me orët edukative në mbarë Shqipërinë.

Ndalesa e radhës ka qenë në qytetin e Lushnjës me shkollën "Skënder Libohova" dhe në Krujë me shkollën "Gjergj Kastrioti". 

Qëllimi i këtij programi është të mësojë rregullat bazë të qarkullimit rrugor duke u njohur më nga afër me tabelat dhe sinjalistikat, situatat në trafik me semaforin, kthesat, rrethrrotullimet, vijëzimet për kalimin e këmbësorëve e përparësitë në rrugë.

Edukimi që nis që në vegjëli, na bën qytetarë shumë të përgjegjshëm të së nesërmes.



Ora Edukative e Sigurisë Rrugore Me Nxënësit e Shkollës "Numani" nga Qyteti i Fierit dhe Shkollës “Lef Sallata” nga Qyteti i Vlorës

Data e lajmit: 11 Nov 2022

Nuk ka investim me kthim më të lartë, sesa edukimi e formimi aktiv.

Me nxënësit e shkollës "Numani" nga qyteti i Fierit dhe shkollës “Lef Sallata” nga Vlora, në Këndin e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore në ambientet e Shkollës së Mesme Industriale "Pavarësia", Vlorë, ku fëmijët mësojnë mbi rregullat e trafikut rrugor dhe këshillat mbi sigurinë rrugore në hapësirën e posaçme që simulon qarkullimin me sinjalistikat e duhura rrugore. 

Përfshirja që të vegjël, dhe që në bankat e shkollave, rrit vetëdijen e ndërgjegjësimin.



Pages