Çmime dhe Anëtarësime

You are here

Aplikacioni i Vitit CCIT Awards

Eventi Gala CCIT Awards organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, dëshmoi për një tjetër vit të sukseshëm për sipërmarrjet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Pjesëmarrja e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në këtë ceremoni prestigjoze ndarje çmimesh për botën e sipërmarrjes është e një rëndësie të veçantë, pasi është më shumë sesa një çmim është njohje nga ata që formojnë opinionin publik dhe nga ekspertë të fushave të ndryshme profesionale.

Vlerësimet paraprake të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, kishin kualifikuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor si një ndër pretendentët fitues të çmimit “Aplikacioni i Vitit” për nga impakti që platforma eTransport do të ketë për të gjithë udhëtarët e Transportit Ndërqytetës anë e mbanë vendit, qoftë këta vendas apo të huaj.

Platforma eTransport nis një epokë të re të digjitalizimit dhe menaxhimit të Transportit Ndërqytetës. Koncept-Ideja mbi zhvillim e platformës eTransport erdhi si rezultat i statistikave mbi fluksin e pasagjerëve sipas mënyrave të ndryshme të transportit, ku rezultoi se transporti rrugor ndërqytetës përbën 93% të fluksit të udhëtarëve. 

Shifrat e larta të kësaj forme transporti nxitën nevojën për të mbledhur informacion dhe analizuar mbi problematikat aktuale të sistemit të Transportit Ndërqytetas të Udhëtarëve. Informacioni i mbledhur sinjalizoi jo vetëm nevojën e përmirësimit të sistemit të transportit ndërqytetës në tërësi, ku Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është prezent tanimë me projektin e saj pilot për ndërtimin e 4 Terminaleve te Transportit Ndërqytetas, por edhe domosdoshmërinë e digjitalizimit si një qasje e re për qytetarët dhe turistët që vizitojnë vendin tonë.

Nësë Shqipëria përpara epokës së eTransport karakterizohej nga:

  • Mungesa e informacionit mbi linjat, oraret, shoqëritë e transportit;
  • Mungesa e funksionimit të agjencive të biletave ose agjenci jo efiçente; 
  • Treg informal i shërbimit dhe i mundësisë për evazion;
  • Mungesa e të dhënave të sakta statistikore mbi fluksin e udhëtarëve;
  • Mungesë nismash lehtësuese për nxitjen e investimeve në flotën e mjeteve; 

Shqipëria e vitit 2023, e cila ka hyrë në fazën e dytë të implementimit të platformës eTransport i jep fund problematikave të mësipërme. Aplikacioni do të mundësojë:

  • Aksesin nga udhëtarët vendas dhe të huaj nëpërmjet Web-it/app-it, linjat, oraret, vend-nisjet/mbërritjet në dy platformat: PlayStore dhe AppStore;
  • Prerjen e biletës nëpërmjet këtij sistemi duke rritur transparencën si edhe duke eleminuar informalitetin;
  • Monitorimin e të dhënave të fluksit të udhëtarëve dhe përdorimi i tyre për ndërhyrje efiçente në rrjetin e linjave ndërqytetëse;
  • Krijimin e Qendrës së Monitorimit në DPSHTRR për monitorimin dhe komunikimin në kohë reale për të gjitha mjetet e transportit ndërqytetës.

Çmimi për eTransport, motivon për të vijuar më tej me revolucionin digjital drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët!


DPSHTRR, anëtare e CITA

DPSHTRR është anëtare e anëtare e CITA (International Motor Vehicle Inspection Committee), rrjetit më të madh dhe një prej organizatave më të vjetra për verifikimin dhe historikun e mjetit, drejtuesit të mjetit, kontrollin e transportit rrugor, edukimin mbi sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e ambientit, etj. CITA përfshin njëkohësisht edhe “Confederation of Organisations in Road Transport Enforcement” (CORTE) themeluar nga “EU Enforcers Group” partner i KE, me 70 anëtarë. CORTE ka finalizuar shumë nisma në fushën e transportit rrugor, ku përmendet edhe hartimi i kuadrit ligjor rregullator për tahografin digjital. Pas hartimit të saj, ka ofruar mbështetjen për implementimin në vendet e BE-së. Përgjatë Edicionit të 82-të të Komitetit të Transportit të Brendshëm (ITC), organi më i lartë politikëbërës i UNECE në fushën e transportit, të zhvilluar në Gjenevë në datat: 25-28 shkurt 2020, u adresuan sfidat më me rëndësi të kohës sonë – me temën “Sfidat mjedisore për transport të qëndrueshëm”, për zhvillimin e transportit të udhëtarëve dhe mallrave, duke pasur si fokus kryesor uljen e nivelit të ndotjes.

CITA ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me International Commission for Driver Testing (CIECA). CIECA është themeluar në vitin 1996 dhe aktualisht ka 71 ente anëtare nga 39 shtete të botës. Qëllimi i CIECA është të përmirësojë standardet për kualifikimet teorike e praktike të marrjes së lejes së drejtimit, të përmirësojë dhe rrisë edukatën rrugore.

Një hap historik për DPSHTRR, natyrisht edhe rezultat i transformimit dhe i modernizimit të nisur në vitin 2019, që mundëson horizonte të reja aksesi dhe informacioni me impakt direkt për shërbime edhe më cilësore për mjetin, drejtuesin e mjetit, transportin rrugor dhe sigurinë rrugore!

Disa nga anëtarët prestigjiozë të CITA:

  • Dekra North America;
  • AIRIA (Japoni);
  • NALTEC (National Agency for Automobile and Land Transport Technology, Japoni);
  • Ministria e Transportit, Tokës dhe Infrastrukturës së Japonisë;
  • KOTSA (Korean Transport Safety Authority);
  • DEKRA Automobile (Gjermani);
  • DEKRA Automotive (Francë);
  • Driver & Vehicle Agency (Mbretëri e Bashkuar);
  • Driver & Vehicle Standards Agency (Mbretëri e Bashkuar);
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Italisë;
  • Autoriteti Shtetëror i Transportit (Hungari);
  • TÜV (Gjermani);
  • HAK (Kroaci. E organizuar në trajtën e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar me kapital shtetëror);
  • HORIBA, korporatë japoneze e specializuar ndër të tjera në prodhimin e shitjen e sistemeve të matjes së nivele të emetimit të gazrave te mjetet rrugore;
  • STENHØJ, kompani suedeze e themeluar në 1917, një ndër furnizuesit dhe prodhuesit më të mëdhenj të produkteve aftermarket të mjeteve.


DPSHTRR, fituese e “Shërbimi Publik më i mirë” nga ICTS Awards

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor fiton çmimin “Shërbimi Publik më i mirë i vitit” në Edicionin e 8-të të Albanian ICT Awards, gara mbarëshqiptare në nderim të inovacioneve, shërbimeve risi dhe arritjeve teknologjike. Një vlerësim i çmuar për DPSHTRR për ofrimin e shërbimeve për transportin dhe automotorizmin falë upgrade 100% të sistemeve operative, pajisjeve, teknologjisë moderne dhe digjitalizimit në ofrimin e lehtësive që impaktojnë qytetarët dhe subjektet, duke ofruar rreth 2,5 milionë shërbime ndër ato online e në sportele, pa rritur tarifa e duke modernizuar infrastrukturën fizike dhe virtuale drejt një shërbimi transparent e cilësor.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, është shprehur se çmimi i “Shërbimit Publik më të mirë” motivon ekipin dhe institucionin për të vijuar revolucionin digjital që ka nisur në DPSHTRR me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve duke kursyer kohë, radhë dhe para. Një transformim epokal i shërbimeve i cili është realizuar ndër të tjera, falë bashkëpunimit me AKSHI-n dhe mbështetjes së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.


DPSHTRR, anëtare e EWFA (European Window Film Association)

BRUKSEL, 5 shkurt 2020

ERRËSIMI I XHAMAVE TË MJETEVE NË SHQIPËRI

Autoritetet kombëtare ndërmarrin hapa më të sigurt dhe më efikase për automjetet e shtetasve shqiptarë!

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, së fundmi ka nxjerrë një rregullore unike që lejon errësimin e xhamave për sektorin e automobilave që do të përdoren për qarkullim në territorin kombëtar.

Pas një vlerësimi të thelluar, DPSHTRR vendosi të implementojë rekomandimet e rregullores UN/ECE 43 dhe të lejojë përdorimin e errësuesve të xhamave në mënyrë që të rritet cilësia, standardet e sigurisë dhe sigurisë për sektorin e automjeteve dhe xhamat në përdorim. Ky hap siguron gjithashtu që Republika e Shqipërisë është në përputhje me standardet e përbashkëta, të zbatuara tashmë në shumë vende të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që ofrojnë më tepër privatësi për pasagjerët dhe shmangin zbehjen e pjesëve të brendshme të automjetit, errësimi i xhamave gjithashtu parandalon mbinxehjen (duke bërë të mundur përdorim më të pakët të kondicionerit) duke zvogëluar në mënyrë drastike drita verbuese që vjen brenda automjetit, që mund të jetë e rrezikshme për drejtuesin e mjetit.

EWFA dëshiron të falenderojë arkitektët e kësaj marrëveshjeje: z. Blendi Gonxhja (Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR), z. Endri Haxhiu (ZV.Drejtor i DPSHTRR), Z. Visar Çekiçi (Përgjegjës sektori në Drejtorinë e Regjistrimit të Mjeteve), z. Kristi Jorgji (Këshilltar Ligjor i Drejtorit të Përgjithshëm), dhe, në emër të EWFA, z.Peter Gal, për angazhimin e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë dhe për zbardhjen e kësaj rregulloreje të re.

Rreth EWFA

EWFA, Shoqata Evropiane e Filmave Errësues të Xhamave përfaqëson dhe kërkon të çojë përpara interesat e industrisë së filmave të xhamave. EWFA bashkon prodhuesit dhe shpërndarësit me qëllim promovimin e produkteve të filmave errësues të xhamave në kontinentin Evropian dhe nxjerrjen në pah të performancës së tyre inovative në tregjet e automomjeteve dhe arkitekturës.

Filmat errësues të xhamave janë produkte me performancë të lartë që ofrojnë siguri, mbrojtje, kontroll diellor, privatësi dhe zgjidhje dekorative për lustrim ndërtimi dhe transporti. Përdorimi i tyre mundëson kursime të matshme në terma të energjisë (ngrohje dhe ftohje) duke ofruar përfitime të tjera ekonomike, shëndetësore, rehatie dhe dizajni të rëndësishme.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga