DPSHTRR në Bari për standardet më të larta të automjeteve historike!

Data e lajmit: 16 Dec 2025

DPSHTRR në Bari për standardet më të larta të automjeteve historike!

DPSHTRR ishte sot në Bari, ku u zhvillua sesioni i vlerësimit për automjetet Retro që aplikojnë për certifikimin prestigjioz “Targa Oro”, në bashkëpunim me #ASI  – Automotoclub Storico Italiano dhe #OldCarsClub Bari.

Ky certifikim ndërkombëtar vlerëson ruajtjen e origjinalitetit absolut të mjeteve historike, sipas specifikave të fabrikës, dhe përfaqëson një standard referencë në botën e koleksionizmit automobilistik.

Pjesëmarrja e DPSHTRR në këtë proces shërben për shkëmbimin e eksperiencave, njohjen nga afër me praktikat më të mira europiane dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet dhe klubet ndërkombëtare të automjeteve historike.

Synimi ynë është i qartë: promovimi i trashëgimisë automobilistike dhe krijimi i kushteve për aplikimin e standardeve “Targa Oro” edhe në Shqipëri.