Fryma e fundvitit në Drejtoritë Rajonale të DPSHTRR

You are here

Fryma e fundvitit në Drejtoritë Rajonale të DPSHTRR

Ambientet e Drejtorive Rajonale janë përshtatur me dekorime festive, duke krijuar një klimë më të qetë dhe më mikpritëse për qytetarët dhe stafin gjatë kësaj periudhe të ngarkuar shërbimesh.

Një pasqyrë nga hapësirat tona të punës, ku përkushtimi profesional vijon çdo ditë, paralelisht me përpjekjen për të ofruar një përvojë më të mirë shërbimi për qytetarët.

DPSHTRR mbetet e angazhuar të jetë pranë qytetarëve, me shërbime të organizuara, transparente dhe të qëndrueshme, edhe në prag të festave.