Qendra e re e Kontrollit Teknik në Lushnje

You are here

Qendra e re e Kontrollit Teknik në Lushnje

Gjatë inspektimit të sotëm, u ndoq nga afër progresi i punimeve në godinën e re të Qendrës së Kontrollit Teknik, e cila pritet të finalizohet në fillim të janarit.

Ndërhyrjet po përmbyllen me fokus tek:

• Krijimi i një infrastrukture të re, bashkëkohore dhe plotësisht të standardizuar;

• Organizimi funksional i ambienteve të brendshme për fluks më efikas;

• Pajisje dhe teknologji të përditësuara për proceset teknike;

• Kushte më të mira dhe më të sigurta pune për stafin dhe operatorët;

• Mjedise më komode dhe të qarta për qytetarët që marrin shërbimin.

QKT e re Lushnje është pjesë e planit kombëtar të modernizimit, që synon rritjen e cilësisë së kontrollit teknik dhe garantimin e shërbimeve të unifikuara në të gjitha qarqet e vendit.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”