Vizitë në Qendrën e Kontrollit Teknik në Lushnje

Data e lajmit: 11 Dec 2025

Vizitë në Qendrën e Kontrollit Teknik në Lushnje

Sot u zhvillua një vizitë pune në QKT Lushnje, ku u takuam me qytetarë dhe stafin që çdo ditë sigurojnë funksionimin normal të shërbimeve.

U vlerësua puna e përkushtuar e specialistëve dhe bashkëpunimi i tyre me qytetarët për të garantuar një proces të qartë, korrekt dhe sa më efikas.

Gjatë vizitës u diskutua mbi rritjen e cilësisë së shërbimit, lehtësimin e procedurave dhe ofrimin e një përvoje më të mirë për çdo përdorues.