Mjetet që lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë

You are here

EURO 5 e sipër

Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në shtet tjetër;

Mjetet motorike të tjera të reja si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në shtet tjetër.

EURO 4 e sipër

Autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër.

*Lejohen të importohen nga subjekte fizike e juridike mjetet motorike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.

EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet

Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për Transport të Përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

KUJDES!
Me datë regjistrimi kuptojmë targimin në DPSHTRR! Verifikoni moshën e mjetit! Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit!

Shembull:
Afati i fundit për regjistrimin dhe targimin e mjeteve me vit prodhimi 2011, është 31 Dhjetori 2026.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”