Mjetet që nuk lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë

You are here

Përpara se të importoni një mjet, ju duhet të verifikoni kategorinë mjedisore të tij. Nëse mjeti nuk përmbush kategorinë mjedisore të kërkuar, nuk do të lejohet të importohet në Republikën e Shqipërisë:

  • Për autovetura (mjete të kategorisë M1), mjete të kategorisë M2, mjete të kategorisë N1, me 0 kilometër dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër dhe që nuk përmbushin kategorinë mjedisore të paktën Euro 5 të Bashkimit Evropian;
  • Për autovetura të përdorura, që nuk janë me 0 kilometër dhe që janë të regjistruara më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, që nuk përmbushin kategorinë mjedisore të paktën Euro 4 të Bashkimit Evropian;
  • Për mjete të kategorisë M2; mjete të kategorisë N1, që nuk janë me 0 kilometër dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në shtet tjetër që nuk përmbushin kategorinë mjedisore të paktën Euro 3 të Bashkimit Evropian dhe që janë të prodhuar më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Shembull:
Një mjet N1 dhe M2 i prodhuar në 2010 datë të fundit të regjistrimit ka datën 31.12.2025.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”