Çregjistrim i Përhershëm i Mjetit

You are here

Për të çregjistruar përgjithmonë mjetin tuaj, ju duhet të paraqiteni vetëm me targat e mjetit që do çregjistroni (pra, pa mjetin) në Drejtorinë Rajonale ku keni vendbanimin.

Dokumenta

  • Dokument identifikimi. Nëse jeni subjekt fizik ose juridik nevojitet edhe ekstrakti i QKB-së. Gjithashtu, personi që kryen veprimet duhet të ketë me vete dokument identifikimi dhe autorizimin për kryerjen e veprimeve;
  • Leja e qarkullimit të mjetit;
  • Certifikata e pronësisë së mjetit (nëse nuk jeni i pajisur me lejen e re të qarkullimit) ;
  • Targat e mjetit;
  • Vërtetimin RBS- konfirmimi nga Regjistri i Barrëve Siguruese të cilin e siguroni pranë zyrave tona të shërbimit ose tek noteri;
  • Certifikatën e shkatërrimit, e lëshuar nga subjektet e licencuara për menaxhimin e mbetjeve të automjeteve në fund të jetës, të cilët duhet të jenë të pajisur me licencë me kod VII.3.B.1/dh;
  • Denoncimi nga Policia e Shtetit, në rast humbje/ vjedhje të dokumenteve ose targës/targave të mjetit.

Të gjitha detyrimet e mjetit (taksat, kamatvonesat) deri në momentin e çregjistrimit, duhet të jenë shlyer.

Tarifat

Çregjistrimi i përhershëm: 1,000 Lekë
Vërtetimi RBS: 1,400 Lekë
Tarifa e shërbimit në total: 2,400 Lekë