Vijon fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kombëtare!

You are here

Vijon fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kombëtare!

Sot, në aksin Tiranë – Elbasan, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, së bashku me përfaqësues të Task-Forcës së Transportit Rrugor dhe Policisë Rrugore, ndoqën nga afër zhvillimin e procedurave të kontrollit të mjeteve rrugore.

Kontrollet synojnë garantimin e zbatimit korrekt të kuadrit ligjor dhe rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të mjeteve mbi detyrimet që lidhen me sigurinë dhe transportin rrugor.

Qëllimi i aksionit mbetet i pandryshuar:

Forcimi i ndërgjegjësimit dhe respektimit të rregullave për më shumë siguri në rrugë.