Kushtet për marrjen e lejes së drejtimit – Kategoria AM
- Mosha minimale : 16 vjeç.
- Afati maksimal i vlefshmërisë : 15 vjet. Për personat mbi 70 vjeç, konfirmohetme certifikatë mjekësore sipas nenit 117 të Kodit Rrugor.
Procedura:
- Regjistrimi në një autoshkollë të licencuar;
- Ndjekja e programit të miratuar;
- Marrja e lejes së drejtimit bëhet me provim teorie dhe provë praktike.
Mjetet që mund të drejtohen
|
Kateg.
|
Lloji i mjetit
|
Numri i rrotave
|
Shpejtësia maksimale
|
Cilindrata (cc)
|
Fuqia (kW)
|
Masa bosh
|
Shënime
|
|
L1
|
Ciklomotor
|
2 rrota
|
>25 km/h dhe ≤45 km/h
|
≤50 cm³ (motor me djegie të brendshme)
|
≤4 kW (motor elektrik)
|
-
|
-
|
|
L2
|
Mjet me tri rrota
|
3 rrota
|
>25 km/h dhe ≤45 km/h
|
≤50 cm³ (me ndezje të komanduar)
|
≤4 kW (motorë të tjerë me djegie të brendshme ose elektrik)
|
-
|
-
|
|
L6
|
Mjet me katër rrota të lehta
|
4 rrota
|
>25 km/h dhe ≤45 km/h
|
≤50 cm³ (me ndezje të komanduar)
|
≤4 kW (motorë të tjerë me djegie të brendshme ose elektrik)
|
≤350 kg (pa bateri për EV)
|
Përfshin kuadracikla të lehta
|
Regjistrimi për përgatitjen teorike dhe provimin e teorisë
Për regjistrimin e kandidatit për përgatitjen teorike dhe për provimin e teorisë ndiqen këto hapa:
Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së përkatëse dhe dorëzon dokumentet për regjistrim të kandidatit si vijon:
- kërkesën për kryerje shërbimi;
- fotokopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
- Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti, me fotografi, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
- faturën e fiskalizuar që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit.
Pagesa e shërbimit - 2,000 lekë.
DRSHTRR, lëshon “LEJE” mod. DD/TAM për regjistrim të kandidatit dhe për provën e teorisë, me afat vlefshmërie 6 muaj.
Pagesa e riprovimit - 1,200 lekë.
Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi.
Provimi i teorisë
Provimi i teorisë është i informatizuar dhe zhvillohet si vijon:
- Numri i pyetjeve: 30;
- Numri i gabimeve të lejuara: 3;
- Koha maksimale: 30 minuta.
Dokumentet që duhet të paraqesë kandidati janë:
- dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
- “LEJE”, modeli DD/TAM, të vlefshme (lejohet deri në 5 teste, minimumi 5 ditë ndërmjet testeve);
- dëshmi për kryerjen e kursit të ndihmës së shpejtë, të lëshuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar, vetëm në rastet e pajisjes me leje drejtimi për herë të parë.
Përjashtime
Përjashtohen nga kryerja e kursit të trajnimit për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti rrugor personat që kanë përfunduar studimet e larta në degët mjekësi ose infermieri. Në këto raste kërkohet fotokopje e diplomës, e nënshkruar nga urdhri përkatës.
Lehtësira për personat me aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 306 të VKM-së nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, kanë të drejtë që në provimin e teorisë të marrin me vete një interpretues të gjuhës së shenjave shqipe, të certifikuar nga autoriteti përkatës.
Provimi i teorisë zhvillohet me aparat komunikimi audio për personat që kanë kufizime në leximin e gjuhës së shkruar.
Regjistrimi për përgatitjen praktike dhe për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes (prova praktike)
Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DPSHTRR dhe dorëzon:
- fotokopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
- faturën e fiskalizuar që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit për shërbimin.
Pagesa e shërbimit – 2,800 lekë.
DRSHTRR, lëshon “AUTORIZIM” model DD/P për regjistrim të kandidatit dhe për provën e praktikës, me afat vlefshmërie 6 muaj.
Pagesa e riprovimit – 2,200 lekë.
Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi.
Prova e aftësive drejtuese e të sjelljes (prova praktike)
Kandidati paraqitet pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës dhe me mjetin e marrjes në prova me dokumentet:
- fotokopje të dokumentit të vlefshëm të identifikimit (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
- “AUTORIZIM” model DD/P të vlefshëm (lejohet deri në 5 prova, minimumi 5 ditë ndërmjet provave).
Zhvillimi i proves praktike
-
Kohëzgjatja: 25 minuta;
- Provimi zhvillohet sipas Udhëzimit të MIE nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.