Certifikata e trajnimit ADR duhet të rinovohet përpara mbarimit të afatit të vlefshmërisë. Certifikata e trajnimit pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë, nuk mund të rinovohet.
Rinovimi i Certifikatës ADR bëhet në DRSHTRR-në që ka në juridiksion vendbanimin e aplikuesit, me këto dokumente me vete:
- Dokument identifikimi;
- Certifikata ADR e vlefshme;
- Leja e drejtimit e vlefshme;
- Aplikanti duhet të marrë pjesë në kursin e kualifikimit për rifreskimin e njohurive bazë dhe speciale, pas të cilit do t’i nënshtrohet provimit përkatës. Autorizimi ka vlefshmëri 1-vjeçare.
Tarifat:
Tarifa e regjistrimit - 500 lekë;
Tarifa e trajnimit për kursin rinovim ADR bazë - 400 lekë/ora (10 orë);
Tarifa e trajnimit për kursin rinovim ADR special (cisterna) - 400 lekë/ora (7 orë).
Për t’u pajisur me Certifikatën e Trajnimit Profesional ADR, të rinovuar, afati i vlefshmërisë të së cilës është për 5 vjet, pasi aplikanti është shpallur fitues në provimin e rinovimit.
Tarifa e rinovimit të certifikatës: 3,500 Lekë.
Çdo qytetar i cili është me vendbanim në Tiranë, duplikatin e dëshmisë për Certifikatë Trajnimi të Drejtuesit të Mjetit ADR në Kashar.
Dublikatë ADR
Zëvendësimi i Certifikatës ADR për humbje vjedhje apo shkatërrim
Dokumentacioni i nevojshëm për zëvendësimin e Certifikatës ADR si rezultat i dëmtimit, të humbjes ose vjedhjes është:
- Dokument identifikimi;
- Certifikata e mëparshme ADR (në rastin e dëmtimit);
- Leja e drejtimit e vlefshme.
Tarifa për pajisje me dublikatë është 2,000 lekë.
Çdo qytetar i cili është me vendbanim në Tiranë, aplikimi për pajisje me karton kryhet në Kashar.