Nga data 13.06.2022, aplikantët të cilët do të kryejnë rinovimin e kualifikimit CAP, do të mund ta bëjnë direkt në sportelet e Drejtorive Rajonale, pa kryer regjistrim periodik trajnimi dhe pa testim teorik dhe do të pasqyrohet në kartonin e lejedrejtimit, me kodin "95" i shoqëruar me datën e vlefshmërisë që vërteton kualifikimin CAP.

Në zbatim të Udhëzimit Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 13, datë 02.06.2022 duke filluar nga data 10.06.2022 e në vazhdim përfitojnë të drejtën e rinovimit të Kualifikimit CAP, pa ju nënshtruar kursit dhe provave:

  • Drejtuesit e mjeteve që kanë fituar leje drejtimi të kategorisë D para datës 21.10.2015, pavarësisht nëse janë pajisur apo jo me karton CAP;
  • Drejtuesit e mjeteve që kanë fituar leje drejtimi të kategorisë D1 ose D pas datës 21.10.2015 dhe kanë fituar CAP për Transportin e Udhëtarëve, nëpërmjet kursit dhe provave përkatëse.

Për aplikim pranë Drejtorisë Rajonale kërkohet:

  • Dokument identifikimi;
  • Leje drejtimi e vlefshme për kategorinë CAP për të cilën kërkohet rinovimi;
  • Kartoni i vjetër CAP (kur është i pajisur me karton);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Tarifa e shërbimit:

  • Pajisja me karton CAP: 4,500 lekë.

Rinovimi i CAP pa kurs dhe pa provim, mund të bëhet vetëm një herë brenda datës 20.10.2025.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”