Pajisja për Herë të Parë

You are here

Kushtet për pajisjen me Dëshmi Taksisti:

Për t’u pajisur me Dëshmi Taksisti, aplikanti duhet:

  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi të vlefshme të kategorisë D1 ose D;
  • T’i nënshtrohet një testimi ku të demonstrojë se ka njohuritë e nevojshme në fushën e transportit të udhëtarëve me taksi, si më poshtë:
    1. Licencimi për kryerjen e shërbimit të transportit të udhëtarëve me taksi, kriteret bazë të licencimit, dokumentacioni, afatet dhe vlefshmëria e licencës;
    2. Mënyra e organizimit të shërbimit taksi;
    3. Kushtet e veçanta që duhet të plotësojnë automjetet e shërbimit taksi;
    4. Normat e sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shërbimit taksi;
    5. Kryerja e shërbimit taksi, jashtë rrethit të regjistrimit;
    6. Zbatimi i çmimeve dhe i tarifave në shërbimin taksi;
    7. Sinjalet rrugore treguese;
    8. Hartat rrugore dhe përdorimi i tyre;
    9. Mënyra e veprimit në rast aksidenti;
    10. Sanksionet administrative ndaj drejtuesve të mjeteve taksi.

Provimi i Teorisë

Testimi i njohurive teorike realizohet me kompjuter në Drejtorinë Rajonale ku ka bërë regjistrimin aplikanti.

Provimi i aplikantëve për Dëshmi Taksisti, kryhet në çdo ditë të javës (nga e Hëna në të Premte), gjatë orarit zyrtar të punës.

Testi i provimit përbëhet nga 30 pyetje të formuluara rreth temave të përmendura më sipër, ku për secilën temë gjenerohen 3 pyetje.

Për plotësimin e testit, aplikanti ka në dispozicion 30 minuta.

Për t’u shpallur fitues i provimit, aplikanti duhet të ketë dhënë të paktën 24 përgjigje korrekte nga 30 gjithsej.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim për pajisje për herë të parë me Dëshmi Taksisti

  • Dokument identifikimi;
  • Leje drejtimi, të paktën e kategorisë D1, e vlefshme;
  • Raport i aftësisë në punë (lëshuar deri në 3 muaj para datës së aplikimit);

Vlefshmëria e dëshmisë : 5 vite nga data e lëshimit.

Tarifat:

Regjistrimit për Pajisje me leje per provën e kontrollit të njohurive teorike - 500 lekë.

Tarifa për pajisjen me Dëshminë e Taksistit - 3,500 lekë.

Nëse kandidati nuk shpallet fitues për riprovimin e njohurive teorike, tarifa për ristestim është 400 lekë.

Aplikimi për herë të parë si dhe rinovimi për qytetin e Tiranës bëhet në DRSHTRR Tiranë, në Kashar.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”