Aplikimi për herë të parë
Nëpërmjet këtij shërbimi subjektet e licencuara për transportin ndërkombëtar të mallrave, aplikojnë për t`u pajisur për herë të parë me certifikatë CEMT.
Aplikimi për certifikatë CEMT e kontrollit teknik për mjetet motorike dhe rimorkiot kryhet në platformën e-Albania nga subjektet juridike në shërbimin “Aplikim për certifikatë e kontrollit teknik të sigurisë për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot CEMT” ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com të DPSHTRR-së.
Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com dokumentet si më poshtë:
- Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.
- Leje qarkullimi për çdo mjet;
- Certifikatë të kontrolli teknik për çdo mjet;
- CEMT, Euro III, IV, V, EEV, VI për mjetet motorike lëshuar nga prodhuesi;
- CEMT, për rimorkiot dhe ½ rimorkiot lëshuar nga prodhuesi ose e njëjta zyrë e DPSHTRR;
Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi të aplikimit subjekti pajisjet me certifikatë CEMT për mjetet motorrike, rimorkiot.
Afati i vlefshmërisë: Sipas afatit të certifikatës së kontrollit teknik.
Tarifa: 1,500 lekë.
BAZA LIGJORE:
Udhëzim nr. 8, datë 31.12.2020 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave dhe të certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave”.
Aplikimi për rinovim
Subjekti mund të aplikoj për rinovimin e afatit të vlefshmërisë, certifikatë CEMT të mjeteve në transportin ndërkombëtar të mallrave.
Aplikimi për rinovimin e certifikatës CEMT e kontrollit teknik për mjetet motorike dhe rimorkiot kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Aplikim për certifikatë e kontrollit teknik të sigurisë për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot CEMT” ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com të DPSHTRR-së”.
Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com dokumentet, si në rastin e aplikimit për herë të parë.
Në përfundim të shqyrtimit për rinovim certifikate, subjekti pajisjet me certifikatë CEMT e kontrollit teknik për mjetet motorike dhe rimorkiot.
Afati i vlefshmërisë: Sipas afatit të certifikatës së kontrollit teknik.
Tarifa: 1,500 lekë.
BAZA LIGJORE:
Udhëzim nr. 8, datë 31.12.2020 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave dhe të certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave”.
Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje
Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje, certifikate CEMT e kontrollit teknik për mjetet motorike dhe rimorkiot kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Aplikim për Certifikatë e kontrollit teknik të sigurisë për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot CEMT” ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com të DPSHTRR-së”.
Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com dokumentet;
Në përfundim të shqyrtimit, për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje certifikate subjekti pajisjet me certifikatën CEMT për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot.