Kushtet për marrjen e Lejes së Drejtimit për kategorinë C1E-CE-D1E-DE
Mosha minimale
20 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë C1E (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë C1);
22 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë CE (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë C);
22 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë D1E (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë D1);
25 vjeç për marrjen e Leje Drejtimit të kategorisë DE (të paktën 1 vit Leje Drejtimi të kategorisë D).
Mosha maksimale
Leje Drejtimet e mjeteve të kategorive C1E, CE, D1E, DE sipas grupmoshave janë të vlefshme për:
- 5 vjet nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç;
Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorisë CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave me ngarkesë të plotë nuk është më shumë se 20 tonë.
Për personat mbi 65 vjeç, Leja e Drejtimit e kategorive D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve për të cilat kërkohet pajisja me Leje Drejtimi përkatësisht të kategorisë B ose BE.
Cilido që drejton mjete me motor, nuk duhet të ketë kaluar moshën shtatëdhjetë vjeç për të drejtuar autobusë, kamionë, kamionë me rimorkio, gjysmërimorkiatorë, artikularë të tjerë, të caktuar për transport personash dhe mjete me motor për transport malli.
Personi i interesuar për marrjen e Lejes së Drejtimit të një prej kategorive C1E - CE - D1E – DE, regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për kategorinë e kërkuar dhe kryen përgatitjen sipas programit të miratuar.
Leje Drejtimi e kategorisë C1E - CE - D1E - DE merret me lidhje rimorkio + provë praktike.
Kliko më shumë për informacione mbi kalimin nga një Leje drejtimi ekzistuese në një Leje Drejtimi të një kategorie tjetër – do vendoset me link ne format pdf tabela e mëposhtme: - do merret tabela me siper ne material
Mjete dhe Rimorkio që mund të drejtohen sipas kategorive
Kategoria C1E
- Kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje ose gjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12000 kg;
- Kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e autorizuar e të cilave i kalon 3500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuar të mos i kalojë 12000 kg.
Kategoria CE
- Kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.
Kategoria D1E
- Kombinim i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.
Kategoria DE
- Kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio ose gjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg.
Regjistrimi për përgatitjen praktike dhe për provën praktike të drejtimit të mjetit
- Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e kandidatit:
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen; Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e lejeqëndrimit;
- Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
- Fotokopjen e Leje Drejtimit që zotëron e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës;
- Faturën e fiskalizuar që autoshkolla ka lëshuar për shërbimin.
- Kryen pagesën për pajisje të kandidatit me “Autorizim për proven e aftësive drejtuese e të sjelljes” model DD/P (C1, C1E, C, CE) ose (D1, D1E, D, DE). Tarifa e shërbimit është 3,500 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 2,500 lekë – provimi i praktikës).
DRSHTRR lëshon “AUTORIZIM” MOD. DD/P për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar. Kandidati lejohet të japë deri në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin.
Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 herë prova praktike ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë kandidati duhet të rifutet në provimin e praktikës, pa e përsëritur kursin e teorisë. Në këtë rast përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, paraqet kërkesën për pajisje me të kandidatit me autorizim të ri për të vijuar me përgatitje shtesë për t’iu nënshtruar provave të tjera. Çertifikata mjekësore duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë.
- Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 2,800 lekë.
Prova praktike për kategoritë C1E- CE- D1E- DE
- Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit për provën e verifikimit të aftësive drejtuese dhe sjelljes, paraqitet (në datën e përcaktuar sipas grafikut javor të autoshkollave për provat e praktikës) pranë komisionit përkatës të marrjes në prova në DRSHTRR së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:
- Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
- “AUTORIZIM” i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.
- Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes për Leje Drejtimi të kategorisë “C1E”, “CE”, “D1E”, “DE” – 45 minuta. Koha e përmendur nuk përfshijn kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.
- Provimi i praktikës për Lejet e Drejtimit të kategorive “C1E”, “CE”, “D1E”, “DE”, bëhet në dy faza. Në fazën e parë rimorkio është e ndarë nga mjeti. Kandidati pyetet për lidhjen e rimorkios dhe provohet për lidhjen praktike të saj. Në fazën e dytë zhvillohet prova e aftësisë drejtuese e të sjelljes.
- Instruktori i praktikës duhet të jetë prezent në mjet gjatë ushtrimit të provave të praktikës.
Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.
Aplikimi për Leje Drejtimi
Kliko më shumë mbi moshën dhe afatet e vlefshmërisë së Lejes së drejtimit!