Mbikëqyrja e Aktivitetit të Autoshkollave

Mbikëqyrja administrative dhe teknike e autoshkollave kryhet nga DPSHTRR dhe DRSHTRR, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kontrollet mund të jenë të planifikuara ose të befasishme, si dhe mund të kryhen në çdo rast kur konstatohet nevoja për verifikim të aktivitetit.

Objekt i kontrollit

Gjatë kontrollit verifikohet:

  • Dokumentacioni i licencimit dhe kualifikimi profesional i personelit
  • Administrimi i aktivitetit të autoshkollës sipas legjislacionit në fuqi
  • Kushtet e zhvillimit të mësimit teorik, ambientet dhe pajisjet didaktike
  • Gjendja teknike dhe dokumentacioni i mjeteve të autoshkollës
  • Zhvillimi i mësimit teorik dhe praktik
  • Respektimi i rregulloreve dhe akteve ligjore që lidhen me aktivitetin e autoshkollave

Procesverbali dhe masat

Për çdo kontroll hartohet procesverbal, ku pasqyrohen konstatimet dhe parregullsitë.

Autoshkolla duhet të marrë masa për korrigjimin e mangësive të konstatuara brenda 5 ditëve nga marrja e procesverbalit.

Në rast se parregullsitë nuk korrigjohen ose përbëjnë shkelje ligjore, strukturat përgjegjëse mund të vendosin pezullimin ose anulimin e aktivitetit të autoshkollës, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.

Vendimi për pezullim ose revokim të licencës merret nga DPSHTRR dhe i përcillet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) për pasqyrim në regjistrin përkatës të licencave. Në këto raste, autoshkolla hiqet edhe nga lista e autoshkollave aktive në sistemin informatik të DRSHTRR.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”