Rinovim Dëshmi Taksisti

You are here

Dëshmia e taksisë është me afat 5 vjecar,kandidatët të cilët duhet të rinovojnë Dëshminë duhet të paraqiten pranë Drejtorive Rajonale ku kanë vendbanimin dhe dorëzon dokumentacionin si më poshtë:

  • Dokument identifikimi;
  • Raport i aftësisë në punë (lëshuar deri në 3 muaj para datës së aplikimit);
  • Dëshminë e taksistit që i ka përfunduar vlefshmëria (origjinale).

Tarifa e shërbimit : 3,500 lekë.

Dublikatë Dëshmi Taksisti

Lëshimi i dublikatës së dëshmisë së taksistit bëhet në rastet kur dëshmia humbet ose është dëmtuar. Në këto raste, për t’u pajisur me dëshmi taksisti dublikatë, aplikanti paraqitet në Drejtorinë Rajonale ku ka vendbanimin me një mjet identifikimi për të bërë këkesën për marrjen e dublikatës.

Tarifa e shërbimit: 2,000 lekë.

Vlefshmëria e dublikatës :

Data e përfundimit të vlefshmërisë do të jetë e njëjtë me datën e përfundimit të vlefshmërisë së dëshmisë së cilës i përket dublikata, ndërsa kur aplikanti paraqet Raportin e Aftësisë në punë (lëshuar tre muaj para datës së aplikimit) afati i vlefshmërisë do të jetë 5 vite nga data e aplikimit.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”