Kategoria A

Kushtet për marrjen e Lejes së Drejtimit për kategorinë A

Mosha minimale 

21 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë A (të paktën 2 vjet pas kategorisë A2)
24 vjeç për marrjen e leje drejtimit të kategorisë A (kur je mbajtës i leje drejtimit të kategorisë B) 

Mosha maksimale  - Leja e drejtimit A është e vlefshme për:

  • 15 vjet, konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të parashikuara në pikën 2 të nenit 117 të Kodit Rrugor, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara.

Personi i interesuar për marrjen e leje drejtimit të kategorisë A regjistrohet në një autoshkollë të licencuar për këtë kategori dhe kryen përgatitjen sipas programit të miratuar. 

Leje drejtimi e kategorisë A merret me provë praktike.


Kliko më shumë për informacione mbi kalimin nga një Leje drejtimi ekzistuese në një Leje Drejtimi të një kategorie tjetër – do vendoset me link ne format pdf tabela e mëposhtme: - do merret tabela me siper ne material


Mjetet që mund të drejtohen me Leje Drejtimi të kategorisë A

  • Motomjete me fuqi më të madhe se 15 kw (motomjete me tri rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor);
  • Motorët pa kosh (L3) ose me kosh (L4) që nuk u përkasin kategorive A1 dhe A2, me kusht të jenë mbi 21 vjeç.

Regjistrimi për përgatitjen praktike dhe për provën praktike të drejtimit të mjetit

  1. Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e kandidatit: 
    1. Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) së bashku me fotokopjen; Për shtetasit e huaj kërkohet kopje e noterizuar dhe e përkthyer e pasaportës si dhe kopje e noterizuar e lejeqëndrimit;
    2. Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
    3. Faturën e fiskalizuar që autoshkolla ka lëshuar për shërbimin;
    4. Fotokopje të leje drejtimit që zotëron e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës.
  2. Kryen pagesën për pajisje të kandidatit me “AUTORIZIM për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes” model DD/P (A1, A2, A). Tarifa e shërbimit është 2,800 lekë (1,000 lekë – regjistrimi dhe 1,800 lekë – provimi i praktikës).

DRSHTRR lëshon “AUTORIZIM për provën e aftësive drejtuese e të sjelljes” model DD/P (A1, A2, A) për ushtrim në drejtimin e mjetit, për kategorinë e kërkuar. Kandidati lejohet të japë deri në 5 herë provimin e provës praktike, jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. 

Në rast se kandidati nuk e fiton provimin e praktikës me paraqitjen e tij deri në 5 (pesë) herë prova praktike ose kalohet afati i vlefshmërisë së autorizimit të praktikës, atëherë kandidati duhet të rifutet në provimin e praktikës, pa e përsëritur kursin e teorisë). Në këtë rast përfaqësuesi ligjor i autoshkollës, paraqet kërkesën për pajisje të kandidatit me autorizim të ri (kundrejt pagesave përkatëse) për të vijuar me përgatitje shtesë për t’iu nënshtruar provave të tjera. Çertifikata mjekësore duhet të jetë brenda afateve të vlefshmërisë.

  1. Para çdo riprovimi kryhet pagesa e tarifës së shërbimit prej 2,200 lekë.

Prova praktike për kategorinë A

  1. Kandidati që ka kryer programin e plotë të ushtrimit të drejtimit të mjetit, për kategorinë e kërkuar, dhe ka plotësuar afatet kohore, nga data e marrjes së Autorizimit mod. DD/P (A1, A2, A), paraqitet (në datën e përcaktuar sipas grafikut javor të autoshkollave për provat e praktikës) pranë komisionit të marrjes në prova në DRSHTRR së bashku me instruktorin e praktikës me të cilin ka kryer përgatitjen dhe me mjetin e marrjes në prova praktike, me dokumentet:
    1. Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme);
    2. “AUTORIZIM” mod. DD/P (A1, A2, A) i vlefshëm, që vërteton kryerjen e kursit të ushtrimit të drejtimit të mjetit.
  2. Kohëzgjatja e provimit të aftësive drejtuese e të sjelljes për leje drejtimi të kategorisë “A”– 25 minuta; Koha e përmendur nuk përfshin kohën përgatitore për kandidatin, automjetin, kontrollin teknik të automjetit me ndikim për sigurinë rrugore, manovrat e veçanta dhe shpalljen e rezultatit të testit praktik.
  3. Për leje drejtimi të kategorisë “A” do të kryhet prova praktike sipas autorizimit përkatës (“A”) dhe lidhjes 4 të Udhëzimit të MIE-së nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.

Shënim: Instruktori i praktikës dhe mjeti duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës të vlefshëm.


Aplikimi për Leje Drejtimi

Informohu për procedurën e aplikimit për pajisje me leje drejtimi për herë të parë ose për shtimin e një kategorie të re.

Shko te procedura e aplikimit →

Kliko më shumë mbi moshën dhe afatet e vlefshmërisë së Lejes së drejtimit!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”