Pajisja për Herë të Parë me CKP për Transport Kombëtar (Niveli i I)

You are here

Dokumentin e kompetencës profesionale në transportin e brendshëm rrugor për mallra ose udhëtarë mund ta përftojnë kandidatët, që kanë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë

Aplikimi për CKP bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku ka vendbanimin aplikanti, me këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi;
  1. Fotokopje e noterizuar e Diplomës së universitetit, ose Dëftesë Pjekurie e shkollës së mesme;
  1. Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm.

Tarifat: 

  •  Regjistrimi - 500 lekë 
  • Tarifa për trajnim - 400 lekë/ora
  • Certifikata - 3,600 lekë 

Në rast se aplikanti nuk shpallet fitues tarifa për riprovim është 600 lekë.
Në rast se aplikanti përsërit kursin e trajnimit, tarifa e shërbimit është 200 lekë/ora.

Në Tiranë, aplikimi për herë të parë bëhet pranë zyrave në ish-NSHRAK. 

Organizimi i trajnimit për herë të parë

DPSHTRR organizon trajnimin e kandidatëve për drejtues veprimtarie të ndërmarrjeve të transportit rrugor, (Niveli i) përfshin

  • 96 orë mësimi për transport ndërkombëtar për mallra dhe udhëtarë.

  • Përkatësisht ndarja në orë mësimi:

  • Pjesa teknike 40 orë;

  • Pjesa ekonomike 28 orë;

  • Pjesa juridike 28 orë;


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”