Pajisja për Herë të Parë me CKP për Transport Ndërkombëtar (Niveli i II)

You are here

Aplikimi për CKP bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku ka vendbanimin aplikanti dhe e përfitojnë kandidatët të cilët janë pajisur me CKP niveli i parë, dhe duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi;
  1. Fotokopje e noterizuar e Diplomës së universitetit, ose Dëftesë Pjekurie e shkollës së mesme;
  1. Në rastin e arsimit të mesëm, dorëzohet ekstrakti i QKB-së, ku të vërtetohet eksperienca 3 vjeçare si administrator në kompanitë e transportit (për aplikantët që kërkojnë edhe transport ndërkombëtar);
  1. Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm.

Tarifat:

  • Regjistrimi - 500 lekë

  • Tarifa për trajnim - 400 lekë/ora

  • Certifikata - 3,600 lekë

Në rast se aplikanti nuk shpallet fitues tarifa për riprovim është 600 lekë.
Në rast se aplikanti përsërit kursin e trajnimit, tarifa e shërbimit është 200 lekë/ora.

Në Tiranë, aplikimi për herë të parë bëhet pranë zyrave në ish-NSHRAK.

 

Organizimi i trajnimit për herë të parë

DPSHTRR organizon trajnimin e kandidatëve për drejtues veprimtarie të ndërmarrjeve të transportit rrugor, (Niveli i II) përfshin

24 orë mësimi për transport ndërkombëtar për mallra dhe udhëtarë


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”