Rinovimi i Licencës për Linjat e Transportit Ndërqytetës

You are here

Aplikimi për rinovim

Nëpërmjet këtij shërbimi subjektet aplikojnë për rinovimin e afatit të licencës për transport ndërqytetës udhëtarësh.

Aplikimi për rinovimin e licencës në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Kërkesë për licencim në linjat e transportit ndërqytetës”, fusha rinovim licence.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim është i njëjtë me dokumentacionin për aplikimin për herë të parë për pajisje me licencë për transport ndërqytetës.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi të aplikimit subjektet pajisen me Licencë operimi në transportin ndërqytetës. Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit. Licenca gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Afati i vlefshmërisë: 5 vjet.

Tarifa: 75.000 lekë.

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
  1. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 19.3.2008 "Për Miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë", i ndryshuar;
  1. Udhëzimi nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar;
  1. Udhëzimi nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;
  1. Urdhëri nr. 318, datë 02.11.2020 "Për delegim kompetence", i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”