Kërkesë për Shtim/Ndryshim/Heqje të Orareve në Linjat e Transportit Ndërqytetës

You are here

Aplikimi për shtim/heqje të numrit të orareve

Aplikimi për shtim/heqje të numrit të orareve në linjat e transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje orari në linjat e transportit ndërqytetës”.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesa e arsyetuar e subjektit të licencuar;
  1. Kërkesa e arsyetuar e Bashkisë;
  1. Marrëveshje me subjektin partner të linjës anasjelltas.

Në përfundim të shqyrtimit, miratohen numri i orareve të reja për subjektin. Shtimi dhe heqja e numrit të orareve shqyrtohet nga Komisioni Vlerësues brenda 30 ditëve nga ardhja e aplikimit.

Afati i vlefshmërisë: I papërcaktuar

Shërbimi ofrohet pa pagesë.

Shënim: Pas miratimit të kërkesës për shtim/ heqje të numrit të orareve subjektet aplikojnë në ndryshimin e licencës së transportit ndërqytetës.

Aplikimi për ndryshim të orareve

Aplikimi për ndryshim të orareve në linjat e transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje orari në linjat e transportit ndërqytetës”.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesa e arsyetuar e subjektit të licencuar
  1. Kërkesa e arsyetuar e Bashkisë;
  1. Marrëveshje me subjektin partner të linjës anasjelltas.

Kërkesa për ndryshim orari shqyrtohet nga zyra e licencimit në DPSHTRR.

Në përfundim të shqyrtimit, miratohen oraret e reja për subjektin.

Afati i vlefshmërisë: I papërcaktuar

Shërbimi ofrohet pa pagesë.

Shënim: Pas miratimit të kërkesës për ndryshimin e orareve subjektet aplikojnë në ndryshimin e licencës së transportit ndërqytetës.

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”