Pajisja për Herë të Parë CAP per Udhëtarë

You are here

Përgatitja e aplikantëve që kërkojnë të pajisen për herë të parë me kualifikimin CAP, kryhet nëpërmjet kurseve te kualifikimit fillestar, në subjektet Autoshkollë të licencuara nga QKB-ja për këtë aktivitet dhe të pajisura me vendim miratues nga DPSHTRR.

Për regjistrimin e aplikantit, autoshkolla paraqet në zyrën e pranimit të DRSHTRR-së dokumentet përkatëse:

  • Kërkesë për regjistrim sipas modelit te miratuar;
  • Dokument identifikimi (fotokopje);
  • Leje drejtimi e vlefshme për kategorinë e kualifikimit CAP që kërkon (fotokopje);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti e lëshuar jo më herët se 6 muaj nga data e aplikimit (origjinal).

Tarifat e shërbimit

Në momentin e regjistrimit:

  • Regjistrimi teorik 1,000 lekë;
  • Regjistrimi praktik 1000, lekë;
  • Testimi teorik 1,000 lekë;
  • Provimi praktik 2,500 lekë.

Pas shpalljes fitues i kualifikimit CAP:

  • Pajisje me karton të lejes së drejtimit me kodin "95": 4,500 lekë.

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”