Aplikimi për Ndryshim të Kushteve të Licencës

Në rast ndryshimi të kushteve të licencës subjekti aplikon në platformën e-Albania, duke paraqitur dokumentacionin provues për ndryshimet e kërkuara.

DPSHTRR-ja shqyrton aplikimin dhe merr vendim miratimi ose refuzimi. Në rast miratimi gjenerohet licenca me vulë elektronike, me të dhënat e reja.

Afati i vlefshmërisë: Licenca lëshohet pa afat.

Tarifa: 1 euro.

BAZA LIGJORE:

1.Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;

2.Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen

nga po ato nëpërmjet QKB dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, i ndryshuar;

3.Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 19.03.2008, “Për miratimin e rregullave për

pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si

dhe njohjen e dokumentave zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, i ndryshuar;

4.Udhëzimi nr. 8, datë 19.12.2019 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor”.

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”