Mbyllja e Aktivitetit të Autoshkollës

Veprimtaria e autoshkollës mund të mbyllet me kërkesë të subjektit ose në rast se licenca anulohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB), me propozim të DPSHTRR.

Rastet kur mund të anulohet licenca

Licenca e autoshkollës mund të anulohet kur:

  • mungon kapaciteti financiar ose nuk plotësohen kërkesat ligjore për ushtrimin e aktivitetit
  • mungojnë pajisjet teknike dhe didaktike të nevojshme
  • autoshkolla është pezulluar dy herë brenda dy viteve
  • aktiviteti nuk fillon brenda 60 ditëve nga data e lëshimit të licencës

Procedura e mbylljes

Strukturat kontrolluese të DPSHTRR ose DRSHTRR që konstatojnë parregullsitë i propozojnë Drejtorit të Përgjithshëm të DPSHTRR anulimin e licencës.
Propozimi përcillet në QKB, e cila merr vendimin për anulimin e licencës.

Pas këtij vendimi, DRSHTRR përditëson sistemin informatik dhe e kalon autoshkollën në status “joaktiv”.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”