Pajisja për Herë të Parë me VAP

You are here

Kerkesat që duhet të plotësojë kandidati

Aplikanti që kërkon të pajiset me VAP, duhet të plotësojë këto kërkesa:

  • Të jetë inxhinier mekanik
  • Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3 të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to".
  • Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të   vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të   vendbanimit të tij. 

Regjistrimi për VAP

Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 11, të Udhëzimit Nr. 1547, datë 29.03.2016 për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dokument identifikimi
  2. Kopje e noterizuar e Diplomës (Inxhinier mekanik)
  3. Fotografi me ngjyra, 2 copë
  4. Raport mjeko ligjor që është i aftë për punë
  5. Vetë deklarim mbi gjendjen gjyqësore

Tarifat

  1. Pagesa e trajnimit 500 lekë
  2. Pagesat e regjistrimit 400 lekë/ora (30orë gjithsej)
  3. Pagesa për pajisje me VAP

Shënim : Nëse aplikanti e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish NSHRAK.

Organizimi I trajnimit

DPSHTRR organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin Rrugor,

Kandidati duhet t'i nënshtrohet kursit të detyruar teorik prej 30 orësh trajnimi, në datat e programuara nga DDM, Sektori i Kualifikimeve.

Në provim, merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.

Provimi

Aplikantët për pajisje me VAP (VërtetimAftësie Profesionale), kanë të drejtë të paraqiten në provimin e njohurive të fituara në kurset e trajnimit, deri në 3 herë, brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit .

 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”