Mjetet e Përjashtuara nga Përdorimi i Tahografit

You are here

  • Mjete që përdoren për transport mallrash, pesha maksimale e autorizuar e të cilave, me gjithë atë të rimorkiove apo gjysëm-rimorkiove, nuk i kalon 3.5 tonë;
  • Mjete që përdoren për transport udhëtarësh të cilët, sipas tipit të tyre të ndërtimit dhe të pajisjeve të tyre, janë në gjendje të transportojnë maksimumi nëntë persona, me gjithë shoferin, dhe janë të destinuar për këtë qëllim;
  • Mjete që përdoren për transport udhëtarësh me anë të shërbimeve të rregullta, linja e të cilave nuk i kalon 50 kilometra;
  • Mjete shpejtësia maksimale e autorizuar e të cilave nuk i kalon 30 kilometra në orë;
  • Mjete që përdoren në shërbimet e forcave të armatosura, të mbrojtjes civile, të zjarrfikësve dhe forcave të ruajtjes së rendit publik ose të vendosur nën kontrollin e tyre;
  • Mjete që përdoren në shërbimet e ujërave të zeza, të mbrojtjes nga përmbytjet, të furnizimit me ujë, me gaz, energji elektrike, të mirëmbajtjes së rrugëve, pastrimit të plehrave, të telegrafisë, telefonave, dërgesave postare, të radiotransmetimit, të televizionit dhe të zbulimit të emetuesve dhe marrësve të televizionit ose të radios;
  • Mjete që përdoren në gjendje emergjence ose për misione shpëtimi;
  • Mjete që janë specializuar dhe që përdoren për shërbime mjeksore;
  • Mjete për transport të materialeve të cirkut ose të panaireve;
  • Mjete që janë specializuar për riparime difektesh;
  • Mjete që i nënshtrohen testeve në rrugë me qëllim përmirësimi teknik, riparimi apo mirëmbajtjeje;
  • Mjete që janë të rinj apo të transformuar, që nuk janë vënë ende në qarkullim;
  • Mjete që përdoren për transporte jo tregtarë të pasurive për qëllime private;
  • Mjete që përdoren për grumbullimin e qumështit nëpër ferma, ose për dërgimin në ferma të bidonëve të qumështit ose të bulmetit, të destinuar për ushqimin e bagëtive.
  • Mjetet që përfshihen në operacionet e transportit të brendshëm që kryhen sipas Rregullores së miratuar me VKM Nr.1243, date 12.09.2008, si vijon:
    1. Mjete që përdoren nga autoritetet publike për shërbime publike që nuk i bëjnë konkurencë drejtuesve profesionistë;
    2. Mjete që transportojnë mbeturina kafshësh ose skelete që nuk janë të destinuar për konsum njerëzor;
    3. Mjete që përdoren për transport kafshësh të gjalla nga fermat në tregjet lokale dhe anasjelltas, ose nga tregjet në thertoret lokale;
    4. Mjete që përdoren si butik për të shërbyer në tregje lokale ose për shitje derë më derë, ose të përdorur për veprime ambulante bankare, shkëmbimi monetar apo arkë kursimesh, ushtrim kulti, huadhënie librash, disqesh ose kasetash, manifestime kulturore ose ekspozita, të pajisur posaçerisht për këtë qëllim;
    5. Mjete pesha maksimale e autorizuar e të cilave duke përfshirë edhe peshën e rimorkiove ose gjysëm-rimorkiove nuk i kalon 7.5 tonë, që transportojnë material apo pajisje që përdoren nga drejtuesi i tyre në ushtrimin e profesionit të vet, në një rreze prej 50 km përreth qendrës së tyre të zakonshme me kusht që drejtimi i automjetit të mos përfaqësojë aktivitetin kryesor të drejtuesit;
    6. Mjete pesha maksimale e autorizuar e të cilave duke përfshirë edhe peshën e rimorkiove ose gjysëm-rimorkiove nuk i kalon 7.5 tonë, të përdorur për transport mallrash nga fermat bujqësore, të çfarëdolloj qofshin, nga ferma blegtorale, të zbutjes e stërvitjes së kafshëve, të çfarëdolloj qofshin, nga stacionet e ndërzimit, nga shfrytëzimet pyjore, nga ndërmarrjet peisazhiste, nga ndërmarrjet e punimeve bujqësore dhe pyjore, ndërmarrjet e peshkimit, të rritjes së midhjeve, akuakulturës dhe grumbullimi të peshkut, në një rreze prej 50 km përreth qendrës së tyre të zakonshme me kusht që drejtimi i automjetit të mos përfaqsojë aktivitetin kryesor të drejtuesit.

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”