Kartat e Memories për Tahografin Digjital

You are here

Karta e drejtuesit të mjetit nënkupton një kartë tahografi të lëshuar nga autoritetet e një pale kontraktuese te një drejtues mjeti të veçantë. Karta e drejtuesit identifikon drejtuesin dhe lejon magazinimin e të dhënave të veprimtarisë së drejtuesit të mjetit.

Karta e shoqërisë nënkupton një kartë tahografi e lëshuar nga autoritetet e një pale kontraktuese te pronari ose zotëruesi i mjeteve të përshtatura me pajisjen e regjistrimit. Karta e shoqërisë identifikon shoqërinë dhe lejon paraqitjen, transferimin elektronik dhe printimin e të dhënave të magazinuara në pajisjen e regjistrimit, të cilat ishin kyçur nga kjo shoqëri.

Karta e kontrollit nënkupton një kartë tahografi të lëshuar nga autoritetet e një pale kontraktuese tek organet e kontrollit. Karta e kontrollit identifikon organin e kontrollit dhe i mundëson zyrtarit të kontrollit dhe e lejon për marrjen e të dhënave të magazinuara në memorien e të dhënave ose në kartën e drejtuesit të mjetit për lexim, printim dhe ose transferim elektronik.

Karta e ofiçinës nënkupton një kartë tahografi të lëshuar nga autoritetet e një pale kontraktuese për prodhuesin e pajisjes së regjistrimit, teknikun, prodhuesin e mjetit ose ofiçinën e tahografit, e miratuar nga kjo palë kontraktuese. Karta e ofiçinës identifikon mbajtësin e kartës dhe lejon testimin, kalibrimin dhe ose transferim elektronik nga pajisja e regjistrimit.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”