Certifikata CEMT e Përputhshmërisë për Rimorkiot/Trajlerat me Peshë Maksimale/Totale të Lejuar me Ngarkesë (PTLN), që nuk kalon 3.5 Ton

You are here

Aplikimi për herë të parë

Aplikimi për certifikim mjeti të përputhshmërisë për rimorkiot/trajlerat me peshë maksimale/totale të lejuar me ngarkesë (PTLN), që nuk kalon 3.5 ton, kryhet në platformën e-Albania nga subjektet juridike në shërbimin “Aplikim për certifikatë e kontrollit teknik të sigurisë për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot CEMT” ose në adresën  cemtdpshtrr@gmail.com të DPSHTRR-së.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com dokumentet si më poshtë:

  1. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim;
  1. Leje qarkullimi për çdo mjet;
  1. Certifikatë të kontrolli teknik për çdo mjet;

Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajisjet me certifikatën CEMT për rimorkiot/trajlerat me peshë maksimale/totale të lejuar me ngarkesë (PTLN), që nuk kalon 3.5 ton.

Afati i vlefshmërisë:   Pa afat

Tarifa: 1,500 lekë.

BAZA LIGJORE:

Udhëzim nr. 8, datë 31.12.2020 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave dhe të certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave”.

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje, certifikim mjeti të përputhshmërisë për rimorkiot/trajlerat me peshë maksimale/totale të lejuar me ngarkesë (PTLN), që nuk kalon 3.5 ton, kryhet në platformën e-Albania nga subjektet juridike në shërbimin “Certifikatë e kontrollit teknik të sigurisë për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot CEMT” ose në adresën  cemtdpshtrr@gmail.com të DPSHTRR-së.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com dokumentet si më poshtë:

  1. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.
  1. Leje qarkullimi për çdo mjet;
  1. Certifikatë të kontrolli teknik për çdo mjet;

Në përfundim të shqyrtimit, për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje certifikate subjekti pajisjet me certifikatë CEMT për rimorkiot/trajlerat me peshë maksimale/totale të lejuar me ngarkesë (PTLN), që nuk kalon 3.5 ton.

Afati i vlefshmërisë:   Pa afat

Tarifa: 1,500 lekë.

BAZA LIGJORE :

Udhëzim nr. 8, datë 31.12.2020 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave dhe të certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave”.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”