Aplikimi për Herë të Parë

Aplikimi kryhet online në platformën e-Albania në shërbimin " Kërkesë për shtim/ndryshim/heqje stacioni në linjat e transportit ndërqytetës".

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ng5.1arkojë në platformën e-Albania dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesa e arsyetuar e subjektit;

  • Raporti i auditimit të sigurisë rrugore për projekt stacionin;

  • Projekti teknik për stacionin.

Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit.

Në përfundim të shqyrtimit të aplikimit, në rast miratimi subjekti mund të ndalojë në stacione përgjatë itinerarit të linjës. Kërkesa shqyrtohet nga një grup i përbashkët pune DPSHTRR/ ARRSH.

Afati i vlefshmërisë: I papërcaktuar

Shërbimi ofrohet pa pagesë.

Shënim: Pas miratimit të kërkesës për miratim stacioni subjektet aplikojnë për pajisje me autorizim stacion qëndrimi.

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
  1. Udhëzimi Nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;
  1. Urdhëri nr. 318, datë 02.11.2020 "Për delegim kompetence", i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”