Pezullimi i Përkohshëm i Veprimtarisë së Autoshkollës

You are here

Veprimtaria e autoshkollës mund të pezullohet përkohësisht me kërkesë të vetë subjektit ose nga strukturat kontrolluese të DPSHTRR dhe DRSHTRR, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pezullimi me kërkesë të subjektit

Autoshkolla mund të kërkojë pezullimin e përkohshëm të aktivitetit duke paraqitur kërkesë pranë DRSHTRR-së ku është e regjistruar.
Kusht për pezullim është që të mos ketë kandidatë në proces përgatitor teorik ose praktik.

Dokumentet kryesore që paraqiten janë:

  • Ekstrakti historik i QKB-së me statusin “pezulluar”
  • Leja për ushtrim aktiviteti ose Vendimi Miratues
  • Autorizimet e mjeteve dhe instruktorëve, nëse janë ende të vlefshme

Pas verifikimit, DRSHTRR e kalon autoshkollën në status “Joaktiv” në sistemin informatik dhe njofton DPSHTRR.

Pezullimi nga strukturat kontrolluese

Veprimtaria e autoshkollës mund të pezullohet për një periudhë nga 1 deri në 3 muaj nëse gjatë kontrollit konstatohen parregullsi, si p.sh.:

  • zhvillimi i parregullt i aktivitetit
  • mungesa ose papërshtatshmëria e personelit mësimor
  • mosrespektimi i udhëzimeve të DPSHTRR
  • ndryshimi i ambjenteve të autoshkollës pa miratim

Nëse autoshkolla ka kandidatë në proces përgatitor, duhet të marrë masa për transferimin e tyre në një autoshkollë tjetër.

Rifillimi i aktivitetit lejohet vetëm pas korrigjimit të parregullsive dhe sipas kushteve të vendimit të pezullimit.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”