Kërkesë për Miratim Linje të Transportit Ndërqytetës

You are here

Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Kërkesë për miratim linje të transportit ndërqytetës”.

Subjekti duhet të ngarkojë në platformën e-Albania dokumentin si më poshtë:

  1. Kërkesa e arsyetuar për miratimin e linjës.

Subjekti mund të gjurmojë statusin e aplikimit në platformën e-Albania nëpërmjet numrit unik të aplikimit.

Aplikimi do të përcillet pranë Ministrisë përgjegjëse për transportin rrugor, institucion i cili do kryejë trajtimin e kërkesës.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi, linja përfshihet në rrjetin e linjave ndërqytetëse.

Aplikanti do të njoftohet elektronikisht për miratimin ose refuzimin e kërkesës.

Afati i vlefshmërisë: I papërcaktuar.

Shërbimi ofrohet pa pagesë.

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
  1. Udhëzimi nr.5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”