Certifikatë ATP Ndërkombëtare

You are here

Aplikimi për herë të parë

Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Aplikim për Certifikatë ATP ndërkombëtare” ose dërgon kërkesën në DPSHTRR.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania ose të paraqes në DPSHTRR dokumentet si më poshtë:

  1. Informacion për mjetin objekt kërkese;
  1. Procesverbal i ekzaminimit të mjetit.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi subjekti pajiset me certifikatë ATP ndërkombëtare.

Afati i vlefshmërisë: 3 vite (6 vite në rast se mjeti është i ri).

Tarifa: 4,000 lekë

BAZA LIGJORE

1.Udhëzim nr. 7, datë 15.6.2012 “Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara sipas marrëveshjes ATP”, i ndryshuar.

Aplikimi për rinovim

Subjekti mund të aplikoj për rinovimin e afatit të vlefshmërisë të dokumentit, certifikatë ATP ndërkombëtare përmes të cilit autoriteti kompetent certifikon zyrtarisht, që miratohet një pajisje izotermike, ngrirëse, frigoriferike ose kaloriferike për transport ndërkombëtar rrugor të ushqimeve delikate, në përputhje me standardet e marrëveshjes ATP.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania ose të paraqes në DPSHTRR dokumentet si në rastin e aplikimit për herë të parë.

Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi subjekti pajiset me certifikatë ATP ndërkombëtare.

Afati i vlefshmërisë : 3 vite

Tarifa: 4,000 lekë

BAZA LIGJORE:

Udhëzim nr. 7, datë 15.6.2012 “Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara sipas marrëveshjes ATP”, i ndryshuar.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”