Pajisja me DAP Autoriparime VII.3.B.1
Kerkesat që duhet të plotësojë kandidati
Aplikanti që kërkon të pajiset me DAP, duhet të plotësojë këto kërkesa:
- Të jetë inxhinier mekanik ose teknik, mekanik transporti;
- Të mos jetë dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për vepra penale të kryera në ushtrimin e veprimtarive të përmendura në pikën 2, të nenit 3 të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimet, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe të pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar;
- Të ketë aftësi fizike për të kryer këtë veprimtari, të vërtetuar nga organi shëndetësor përkatës, brenda juridiksionit të vendbanimit të tij.
Regjistrimi për DAP
Aplikantët që plotësojnë kushtet sipas nenit 11, të Udhëzimit Nr. 1546, datë 29.03.2016 për t’u pajisur me Vërtetimin e Regjistrimit, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku kanë vendbanimin, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Dokument identifikimi;
- Kopje e noterizuar e Diplomës (Inxhinier mekanik) ose Dëftesës së Pjekurisë (Teknik, mekanik transporti) shoqëruar me librezë pune dhe sigurime shoqërorë që vërtetojnë 5 vite eksperiencën në autoriparime;
- Fotografi me ngjyra, 2 copë;
- Raport mjeko ligjor që është i aftë për punë;
- Vetë deklarim mbi gjendjen gjyqësore;
Tarifat
- Pagesa e trajnimit 500 lekë;
- Pagesat e regjistrimit 400 lekë/ora (33 orë gjithsej)
- Pagesa për pajisje me DAP autoriparime
Shënim : Nëse aplikanti e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish NSHRAK.
Organizimi I trajnimit
DPSHTRR organizon kurse kualifikimi, sipas programeve të miratuara nga Ministri Përgjegjës për Transportin Rrugor,
Kandidati duhet t'i nënshtrohet kursit të detyruar teorik prej 33 orësh trajnimi, në datat e programuara nga DDM, Sektori i Kualifikimeve.
Në provim, merren aplikantët që janë të pajisur me autorizim dhe që kanë marrë pjesë në kursin përkatës të trajnimit.
Provimi
Aplikantët për pajisje me DAP (Dëshmi Aftësie Profesionale), kanë të drejtë të paraqiten në provimin e njohurive të fituara në kurset e trajnimit, deri në 3 herë, brenda afatit të vlefshmërisë së autorizimit dhe vetëm në seksionet e kërkuara prej tyre.
Përgjegjësi Teknik pajiset me “Dëshmi Aftësie Profesionale” të veprimtarisë së autoriparimit, për nënkategoritë:
- Veprimtaritë e riparimit dhe të mirëmbajtjes së pjesëve mekanike dhe të motorit;
- Riparimin dhe mirëmbajtjen e karrocerisë;
- Riparimin dhe mirëmbajtjen e impiantit elektrik;
- Riparimin dhe mirëmbajtjen e gomave;
- Subjektet që blejnë, shesin mjete me motor dhe rimorkio;
- Subjektet që mbledhin, depozitojnë, shkatërrojnë mjete ose pjesë të tyre të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.
Pajisja me dublikatë DAP Autoriparime VII.3.B.1
Dublikatë i i DAP bëhet në rastet kur ky dokument dëmtohet (të dhënat e tij bëhen të palexueshme), shkatërrohet ose humbet.
Aplikimi për rinovim të DAP kryhet pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) ku ka vendbanimin aplikanti.
- Në rastin e dëmtimit, aplikanti dorëzon:
- dokumentin e vjetër të dëmtuar,
- dokumentin e identifikimit
- 2 fotografi.
- Në rastin e shkatërrimit, humbjes ose vjedhjes së dokumentit, aplikanti dorëzon:
- dokumentin e identifikimit,
- 2 fotografi
- Në të gjitha rastet, aplikanti kërkues, plotëson kërkesën.
- Dokumentat e mësipërme së bashku me një kopje të faturës dhe mandat-arkëtimit, administrohen në dosjen përkatëse.
Tarifat:
Pajisje me Dublikatë 800 lek
Nëse aplikani e ka vendbanimin në Tiranë, aplikimi bëhet pranë zyrave në ish-NSHRAK.