Aplikimi për Kartë Tahografi për Kontrollorët në Grup

You are here

Karta e memories tahograf për grupet e kontrollit

Kartat e memories tahograf jepen nga DPSHTRR-ja, në kuadër të një marrëveshje që rregullon marrëdhëniet e saj me çdo administratë të ngarkuar me grupet e kontrollit të mëposhtëm:

  1. Policia Rrugore;
  2. Inspektoriati Shtetëror i Punës;
  3. Policia Tatimore.

Kërkesa zyrtare për kartë memorie tahograf depozitohet pranë strukturave të DRSHTRR-së, duke dorëzuar dokumentet:

  1. Mjet identifikimi;
  2. Autorizim nga Institucioni përkatës për personin si përgjegjës i grupit të kontrollit;
  3. Fotokopje e njehsuar me vulë të njomë të NIPT-it të Institucionit.

Karta e memories tahograf e kontrollit në grup është jo-nominale. Përgjegjësi i grupit të kontrollit është mbajtësi i saj. Nëse përgjegjësi i grupit të kontrollit, nënshkrues i formularit të aplikimit të kartës tahograf largohet nga detyra që kryen, duhet të njoftojë DRSHTRR-në zyrtarisht, brenda një afati prej 7 ditësh kalendarike. Pjesë e këtij njoftimi duhet të jenë edhe të dhënat e personit të autorizuar, zëvendësues i këtij të fundit, i cili do të mbajë kartën e memories tahograf në vazhdim. Njoftimi duhet të konfirmohet edhe nga titullari i institucionit që përfaqëson.


Humbja ose vjedhja e kartës së tahografit

Në rast humbje ose vjedhjeje, mbajtësi duhet të bëjë një denoncim pranë autoriteteve kompetente ku ka ndodhur humbja ose vjedhja.

Pasi të konfirmohet mbërritja e denoncimit në DRSHTRR, depozitohet dhe kërkesa për kartë tahografi të re me dokumentet përkatëse.


Kthimi i kartës së tahografit për grupet e kontrollit

Përgjegjësi i grupit të kontrollit mund ta kthejë kartën tahograf në çdo moment dhe pa paralajmërim të shoqëruar zyrtarisht nëpërmjet një kërkese me arsyet ligjore përkatëse, të konfirmuar dhe nga titullari i institucionit që përfaqëson. Kërkesa administrohet në dosje së bashku me kartën, dhe kjo e fundit bëhet e pavlefshme. Çdo kërkesë e re përbën objektin e krijimit të një aplikimi të ri.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”