Subjekti, dërgon me postë ose në rrugë elektronike në faqen zyrtare të DPSHTRR-së www.dpshtrr.gov.al.kërkesën për t`u pajisur me Certifikatë për transport ndërkombëtar udhëtarësh për llogari të vet.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për kryerjen e shërbimit transport ndërkombëtar udhëtarësh për llogari të vet, kur përcaktohet në marrëveshjet dypalëshe të transportit rrugor ku Republika e Shqipërisë është palë, subjekti i paraqet autoritetit kompetent dokumentet si më poshtë:
- Kërkesën për kryerjen e këtij shërbimi (lidhja 5) dhe formularin e vetëdeklarimit (lidhja 7) të udhëzimit;
- Datat e hyrje-daljes, itinerarin e udhëtimit, vendqëndrimet dhe pikat e kalimit kufitar;
- Emrin/ mbiemrin e drejtuesit të grupit dhe dokumentet e mjetit;
- Informacion ku dëshmohet se janë plotësuar kushtet ;
a) transporti është vetëm një veprimtari ndihmëse për subjektin;
b) autobusët e përdorur të jenë pronë e subjektit, apo të jenë blerë me këste ose të jenë objekt i një kontrate qiramarrje afatgjatë dhe të drejtohen nga një punonjës i subjektit.
- aktin e pronësisë mbi mjetin ose kontratën e qiramarrjes në emër të subjektit.
Mjetet që do paraqiten për aplikim, duhet të jenë të pajisur me:
- aktvlerësimin në plotësimin e kushteve të komoditetit, të mjeteve në transportin
ndërkombëtar të udhëtarëve sipas aneksit nr. 2, të Udhëzimit nr. 1649, datë 16.8.1999, të
ndryshuar,
- policë sigurimi se pronari/ përdoruesi i mjetit të transportit ka lidhur kontratën e sigurimit,
sipas ligjit 32/2021, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili në
transportin e udhëtarëve përfshin:
i. sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik,
ii. sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.- certifikatën e kryerjes së kontrollit teknik të detyrueshëm,
- certifikatën e kalibrimit të tahografit.
- certifikatat e aftësimit profesional (CAP), për çdo drejtues mjeti.
Në përfundim të shqyrtimit, në rast miratimi të aplikimit subjekti pajiset certifikatë transporti ndërkombëtar udhëtarësh për llogari të vet.
Afati i vlefshmërisë: 5 vjet
Shërbimi ofrohet pa pagesë
BAZA LIGJORE
1.Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
2. Udhëzimi nr. 8, datë 19.12.2019 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve”.