Përditësimi i të Dhënave dhe Dokumenteve të Autoshkollës

You are here

Autoshkolla duhet të sigurojë që të dhënat dhe dokumentacioni i saj të jenë të përditësuara në çdo kohë.

Për çdo ndryshim në organizimin, personelin ose mjetet, drejtuesi teknik duhet të njoftojë DRSHTRR-në ku është e regjistruar autoshkolla dhe të dorëzojë dokumentacionin përkatës.

Ndryshimet që duhet të raportohen

DRSHTRR duhet të njoftohet për çdo ndryshim që lidhet me:

  • Personelin e autoshkollës (mësues teorie, drejtues teknik dhe instruktorë praktike), duke paraqitur kontratat e punës dhe DAP përkatëse
  • Mjetet e autoshkollës, duke dorëzuar dokumentet e kontrollit teknik dhe siguracionit
  • Autorizimet e instruktorëve dhe mjeteve për ushtrimin e praktikës dhe zhvillimin e provave
  • Shtimin ose heqjen e mjeteve nga inventari i autoshkollës
  • Ndryshimet në stafin teknik të autoshkollës
  • Rregulloren e funksionimit dhe orarin e përditësuar të autoshkollës

Përditësimi në sistem

Pas verifikimit të dokumentacionit, DRSHTRR përditëson të dhënat në sistemin informatik dhe në dosjen administrative të autoshkollës, duke garantuar që aktiviteti të zhvillohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”