Aplikimi për Zëvëndësim në Rast Dëmtimi/Humbje Licence/Certifikatë

You are here

Aplikimi kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Dublikatë licence/certifikatë për transportin ndërqytetës”.

Për pajisjen me dublikatë subjekti ngarkon në platformën e-Albania:

  • Kërkesën e arsyetuar për lëshimin e dublikatës dhe dokumente provuese.

Në përfundim të aplikimit, subjekti pajiset me licencë/certifikatë dublikatë, me afat të njëjtë me licencën ekzistuese.

Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Afati i vlefshmërisë: I njëjtë me afatin e licencës/certifikatës që dublikohet.

Tarifa: 30 % e vlerës së licencës që dublikohet.

BAZA LIGJORE:

  1. Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
  1. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 19.3.2008 "Për Miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara për këta operatorë", i ndryshuar;
  1. Udhëzimi nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar;
  1. Udhëzimi nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;
  1. Urdhëri nr. 318, datë 02.11.2020 "Për delegim kompetence", i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”