Certifikatë CEMT e Përputhshmërisë e Rimorkios me Kërkesat Teknike të Sigurisë

You are here

Aplikimi për herë të parë

Aplikimi për certifikatë CEMT e përputhshmërisë e rimorkios me kërkesat teknike të sigurisë, kryhet në platformën e-Albania nga subjektet juridike në shërbimin “Aplikim për certifikatë e kontrollit teknik të sigurisë për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot CEMT” ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com të DPSHTRR-së.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com dokumentet si më poshtë:

  1. Dokument identifikimi për aplikantin ose personin e pajisur me autorizim.
  1. Leje qarkullimi për çdo mjet;
  1. Certifikatë të kontrolli teknik për çdo mjet;

Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajisjet me certifikatë CEMT e përputhshmërisë e rimorkios me kërkesat teknike të sigurisë.

Afati i vlefshmërisë: Pa afat

Tarifa: 1,500 lekë.

BAZA LIGJORE:

Udhëzim nr. 8, datë 31.12.2020 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave dhe të certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave”.

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje

Aplikimi për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje certifikatë CEMT e përputhshmërisë e rimorkios me kërkesat teknike, kryhet në platformën e-Albania nga subjektet juridike në shërbimin “Certifikatë e kontrollit teknik të sigurisë për mjetet motorrike, rimorkiot dhe gjysëmrimorkiot CEMT” ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com të DPSHTRR-së.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania ose në adresën cemtdpshtrr@gmail.com dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesën e arsyetuar për lëshimin e dublikatës si dhe dokumentet si në rastin e aplikimit për herë të parë .

Në përfundim të shqyrtimit, për zëvëndësim në rast dëmtimi/ humbje certifikate subjekti pajisjet me certifikatë CEMT e përputhshmërisë e rimorkios me kërkesat teknike të sigurisë.

Afati i vlefshmërisë: Pa afat

Tarifa: 1,500 lekë.

BAZA LIGJORE:

Udhëzim nr. 8, datë 31.12.2020 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave dhe të certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave”.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”