Aplikimi për dorëzim të licencës në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në shërbimin “Kërkesë për licencim në linjat e transportit ndërqytetës”, fusha dorëzim licence.

Subjekti duhet të ngarkoj në platformën e- Albania dokumentin si më poshtë:

  • Licencë “Për kryerjen e shërbimeve të rregullta ndërqytetës”

Në rastin e dorëzimit të licencës, pas konfirmimit në mënyrë elektronike, subjekti duhet të bëj dorëzimin e licencës fizikisht pranë DPSHTRR-së.

Shërbimi ofrohet pa pagesë.

BAZA LIGJORE:

1.Udhëzimi nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i ndryshuar;


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”