Certifikata e Kompetencës Profesionale ka afat 5-vjeçar dhe aplikimi për rinovim bëhet të paktën 3 muaj para përfundimit të afatit të vlefshmërisë.

Mbajtësi i një certifikate të kompetencës profesionale (CKP), së cilës i ka përfunduar afati i vlefshmërisë, dhe vërteton se ka ushtruar veprimtarinë e tij pa ndërprerje në tre vjetët e fundit, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 24 orë, të ndarë në seanca me nga 6 orë secila.

b) Mbajtësi i certifikatës të kompetencës profesionale (CKP), së cilës i ka përfunduar afati i vlefshmërisë, por nuk vërteton se ka ushtruar për 3 vjetët e fundit veprimtarinë e tij pa ndërprerje, i nënshtrohet trajnimit të reduktuar prej 48 orë, të ndarë në seanca me nga 6 orë secila

Aplikimi bëhet pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku ka vendbanimin aplikanti, me këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi;
  1. Fotokopje e noterizuar e Diplomës së universitetit ose Dëftesë Pjekurie e shkollës së mesme;
  1. Fotografi (6 copë) në format 4.2 cm x 3.5 cm;
  1. Ekstrakt i QKB-së (për të vërtetuar se ka ushtruar për 3 vitet e fundit veprimtarinë e tij pa ndërprerje);
  1. Certifikatat origjinale (CKP)

Tarifat

Pagesa e zhvillimit të kursit të trajnimit, sipas arsimit përkatës dhe eksperiencës në punë që vërtetohet me ekstraktin e QKB-së.

  • Tarifa për trajnim - 400 lekë/ora

  • Tarifa per secilen certifikate - 800 lek

  • Mandat arkëtimi 800 Lekë për çdo certifikatë. Kandidati kryen pagesën prej 800 lekësh për secilën nga certifikatat pasi të ketë ndjekur kursin e trajnimit të reduktuar

Në Tiranë, aplikimi për rinovimin e CKP bëhet pranë zyrave të DRSHTRR Tiranë, në ish NSHRAK.

Organizimi i trajnimit për rinovim

DPSHTRR organizon trajnimin e reduktuar për kandidatët që paraqesin kërkesën e tyre për rinovimin e CKP-së. Pas ndjekjes së detyrueshme të trajnimit kandidatët do të pajisen me Certifikatën e Komptencës Profesionale.

Dublikatë i CKP-së

Në rast dëmtimi - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatë origjinale.
Në rast humbje ose vjedhje - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të përmbajë sqarime të hollësishme mbi humbjen e saj.
Në rast ndryshimi të emrit - kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe të shoqërohet me certifikatën origjinale, si edhe dokument zyrtar që identifikojnë të njëjtin person.

Dokumentacioni i nevojshëm për zëvëndësimin e CKP-së është si më poshtë:

  1. Dokument identifikimi;
  1. Certifikata e mëparshme (në rastin e dëmtimit apo të ndryshimit të emrit);
  1. Fotografi me ngjyra me përmasa 3.5 cm x 4.2 cm sipas numrit të CKP-vë që do zëvëndësojë;
  1. Mandat arkëtimi 800 Lekë për çdo certifikatë.

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”