Aplikimi për ndryshim të licencës në linjat e rregullta të transportit ndërqytetës kryhet në platformën e-Albania në
shërbimin “Dublikatë licence për transportin ndërqytetës”.
Për pajisjen me dublikatë licence subjekti ngarkon në platformën e-Albania:
Në përfundim të shqyrtimit, subjekti pajiset me licencë të re sipas vendimit të miratimit.
Dokumenti gjenerohet me vulë elektronike dhe mund të shkarkohet në sistemin elektronik eTransport dhe e-Albania, në
rubrikën “Dokumentet e mia”.
Subjekti duhet të dorëzoj licencën që kërkon të ndryshohet.
Afati i vlefshmërisë:
I njëjtë me afatin e licencës që ndryshohet
Tarifa:
30 % e vlerës së licencës së transportit ndërqytetës
BAZA LIGJORE:
1. Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;
2.Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 19.3.2008 "Për Miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e
operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe për njohjen e dokumenteve zyrtare, të caktuara
për këta operatorë", i ndryshuar;
3.Udhëzimi nr. 5627, datë 18.11.2016, “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e
licencave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”, i
ndryshuar;
4.Udhëzimi nr. 5628, datë 18.11.2016 "Për miratimin e rrjetit të linjave ndërqytetëse", i ndryshuar;
5.Urdhëri nr. 318, datë 02.11.2020 "Për delegim kompetence", i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.