Kushtet për pajisjen me leje drejtimi – Kategoria A1-A2-B1-B
- Mosha minimale: 18 vjeç.
- Afati maksimal i vlefshmërisë: 15 vjet. Për personat mbi 70 vjeç, konfirmohet me certifikatë mjekësore sipas nenit 117 të Kodit Rrugor.
- Procedura:
- Regjistrimi në një autoshkollë të licencuar;
- Ndjekja e programit të miratuar;
- Pajisja me leje drejtimi bëhet me provim teorie dhe provë praktike.
| LEJE DREJTIMI QË ZOTËRON |
→ |
KATEGORIA E KËRKUAR |
PROVA |
| Kategoria "AM" |
→ |
Kategoria "A1", "A2", "B1", "B" |
Provë teorie + provë praktike |
| Kategoria "A1" |
→ |
Kategoria "A2" |
Provë praktike |
| Kategoria "A2" |
→ |
Kategoria "A" |
Provë praktike |
| Kategoria "A1", "A2", "A", "B1" |
→ |
Kategoria "B" |
Provë praktike |
| Kategoria "B" |
→ |
Kategoria "A1", "A2", "A" |
Provë praktike |
| Kategoria "B" |
→ |
Kategoria "BE", "B" me kodin 96 |
Lidhje rimorkio + provë praktike |
| Kategoria "B" |
→ |
Kategoria "C1", "C" |
Provë teorie + provë praktike |
| Kategoria "B" |
→ |
Kategoria "D1", "D" |
Provë teorie + provë praktike |
| Kategoria "C1" |
→ |
Kategoria "C" |
Provë praktike |
| Kategoria "D1" |
→ |
Kategoria "D" |
Provë praktike |
| Kategoria "C1", "C", "D1", "D" |
→ |
Kategoria "C1E", "CE", "D1E", "DE" |
Lidhje rimorkio + provë praktike |
| Kategoria "C" |
→ |
Kategoria "D1", "D" |
Provë teorie + provë praktike |
| Kategoria "D" |
→ |
Kategoria "C1", "C" |
Provë teorie + provë praktike |
| Kategoria "DE" + "C" |
→ |
Kategoria "CE" |
Lidhje rimorkio + provë praktike |
| Ref. Udhëzimi MIE-së Nr. 9, datë 14.04.2022 "Për aktivitetin e autoshkollave" |
Mjetet që mund të drejtohen
|
Kategoria e Lejes së Drejtimit
|
Lloji i mjetit
|
Specifikime teknike / kufizime
|
|
A1
|
Motor pa kosh (L3)
|
≤ 125 cm³, ≤ 11 kW, raport fuqi/peshë ≤ 0.1 kW/kg
|
|
Motor me kosh (L4)
|
≤ 125 cm³, ≤ 11 kW, raport fuqi/peshë ≤ 0.1 kW/kg
|
|
Tricikël (L5)
|
≤ 15 kW
|
|
Makina bujqësore dhe komplekset e mjeteve bujqësore
|
gjerësi ≤ 1.6 m, gjatësi ≤ 4 m, lartësi ≤ 2.5 m, ≤ 2.5 ton, ≤ 40 km/h
|
|
A2
|
|
Motomjet me fuqi jo më shumë se 35 kW dhe me raportin fuqi/peshë jo më shumë se 0,2 kW/kg, që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij
|
|
Motor pa kosh (L3)
|
≤ 35 kW, raport fuqi/peshë ≤ 0.2 kW/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me > 2 x fuqi
|
|
Motor me kosh (L4)
|
≤ 35 kW, raport fuqi/peshë ≤ 0.2 kW/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me > 2 x fuqi
|
|
B1
|
Motomjete me 4 rrota (L7)
|
≤ 400 kg (≤ 550 kg për mallra)
|
|
-
|
Fuqi ≤ 15 kW
|
|
-
|
Përjashtohet masa e baterive (EV)
|
|
Motomjete me 3 rrota (L5)
|
Simetrike ndaj aksit gjatësor
|
|
B
|
Automjete
|
≤ 3500 kg, ≤ 8 pasagjerë (pa drejtuesin)
|
|
Rimorkio
|
≤ 750 kg
|
|
Makina bujqësore
|
-
|
|
Makina teknologjike
|
-
|
|
Mjete me tri rrota >15 kW
|
Vetëm në territorin kombëtar
|
|
Motomjete të kategorisë A1
|
Vetëm në territorin kombëtar, mosha ≥ 21 vjeç
|
| |
Mbajtësve të lejeve të drejtimit të kategorisë B, në dy vjetët e para të lëshimit, nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike,referuar masës bosh të mjetit,më të madhe se 55 kW/tonë. Për makinat hibride elektrike ose plug-in, kufiri specifik i fuqisë është 65 kW/tonë, duke përfshirë peshën e baterisë.
|
Regjistrimi për përgatitjen teorike dhe provimin e teorisë
Për regjistrimin e kandidatit për përgatitjen teorike dhe për provimin e teorisë ndiqen këto hapa:
Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së përkatëse dhe dorëzon dokumentet për regjistrim të kandidatit si vijon:
- fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
- Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti me fotografi, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
- faturën fiskale që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit;
- fotokopje të lejes së drejtimit (vetëm për shtesë kategorie).
Pagesa e shërbimit – 2,000 lekë.
DRSHTRR, lëshon “LEJE” mod. DD/T për regjistrim të kandidatit dhe për provën e teorisë, me afat vlefshmërie 6 muaj.
Pagesa e riprovimit – 1,200 lekë.
Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi.
Provimi i teorisë
Provimi i teorisë është i informatizuar zhvillohet sipas këtyre parametrave:
- Numri i pyetjeve: 40;
- Numri i gabimeve të lejuara: 4;
- Koha maksimale: 40 minuta.
Dokumentet që duhet të paraqesë kandidati:
- dokument identifikimi i vlefshëm;
- “LEJE”, model DD/T, të vlefshme (lejohet deri në 5 teste, minimumi 5 ditë ndërmjet testeve);
- dëshmi për kursin e ndihmës së shpejtë (vetëm për pajisje për herë të parë).
Përjashtime
Përjashtohen nga kryerja e kursit të trajnimit për dhënien e ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti rrugor personat që kanë përfunduar studimet e larta në degët mjekësi ose infermieri. Në këto raste kërkohet fotokopje e diplomës, e nënshkruar nga urdhri përkatës.
Lehtësira për personat me aftësi të kufizuara
Personat me aftësi të kufizuara në dëgjim, që plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 306 të VKM-së nr. 153, datë 7.4.2000, të ndryshuar, kanë të drejtë që në provimin e teorisë të marrin me vete një interpretues të gjuhës së shenjave shqipe, të certifikuar nga autoriteti përkatës.
Provimi i teorisë zhvillohet me aparat komunikimi audio për personat që kanë kufizime në leximin e gjuhës së shkruar.
Regjistrimi për përgatitjen praktike dhe për provimin praktik
Për regjistrimin e kandidatit për përgatitjen praktike dhe për provimin praktik ndiqen këto hapa:
Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së përkatëse dhe dorëzon:
- fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
- faturën fiskale që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit.
Pagesa e shërbimit – 2,800 lekë.
DRSHTRR, lëshon “AUTORIZIM” model DD/P për regjistrim të kandidatit dhe për provën e praktikës, me afat vlefshmërie 6 muaj.
Pagesa e riprovimit – 2,200 lekë.
Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi.
Paraqitja në provën praktike
Kandidati paraqitet pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës dhe me mjetin e marrjes në prova me dokumentet:
- dokument identifikimi të vlefshëm;
- “AUTORIZIM” model DD/P, të vlefshëm (lejohet deri në 5 prova, minimumi 5 ditë ndërmjet provave).
Kushtet e zhvillimit
- Koha e provimit: 25 minuta;
- Provimi zhvillohet sipas përcaktimeve të Udhëzimit të MIE nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.
Njëvlefshmëria e lejeve të drejtimit sipas kategorive
| Lejedrejtimi që zotëron |
E vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë |
Kushtet / Shënime |
| Të gjitha kategoritë |
AM |
- |
| A2 |
A1 |
- |
| A |
A1, A2 |
- |
| B |
A1, B1; motomjete me tri rrota (>15 kW) |
Vetëm në territorin kombëtar, mosha ≥ 21 vjeç për A1 dhe mjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor |
| BE / B (kodi 96) |
B |
- |
| C1 |
B |
- |
| C |
C1, B |
- |
| D1 |
B |
- |
| D |
D1, B |
- |
| CE |
C1E, BE |
- |
| CE |
DE |
Vetëm nëse zotëron edhe kategorinë D |
| DE |
D1E, BE |
- |
| C1E / CE / D1E / DE |
BE |
- |
| Rregull shtesë |
Çdo leje drejtimi për mjete me kuti shpejtësie manuale është e vlefshme edhe për mjete me kuti automatike; e kundërta jo. |