Pajisja me Leje Drejtimi për Kategorinë BE - B (96)

You are here

Kriteret për pajisjen me leje drejtimi

  • Mosha minimale : 19 vjeç

Të paktën 1 vit pas kategorisë B

  • Afati maksimal i vlefshmërisë : 15 vjet. Për personat mbi 70 vjeç, konfirmohet me certifikatë mjekësore sipas nenit 117 të Kodit Rrugor
  • Procedura:
    • Regjistrim në autoshkollë të licencuar;
    • Ndjekje e programit të miratuar;
    • Marrja e lejes së drejtimit bëhet me lidhje rimorkioje dhe provë praktike.

LEJE DREJTIMI QË ZOTËRON KATEGORIA E KËRKUAR PROVA
Kategoria "AM" Kategoria "A1", "A2", "B1", "B" Provë teorie + provë praktike
Kategoria "A1" Kategoria "A2" Provë praktike
Kategoria "A2" Kategoria "A" Provë praktike
Kategoria "A1", "A2", "A", "B1" Kategoria "B" Provë praktike
Kategoria "B" Kategoria "A1", "A2", "A" Provë praktike
Kategoria "B" Kategoria "BE", "B" me kodin 96 Lidhje rimorkio + provë praktike
Kategoria "B" Kategoria "C1", "C" Provë teorie + provë praktike
Kategoria "B" Kategoria "D1", "D" Provë teorie + provë praktike
Kategoria "C1" Kategoria "C" Provë praktike
Kategoria "D1" Kategoria "D" Provë praktike
Kategoria "C1", "C", "D1", "D" Kategoria "C1E", "CE", "D1E", "DE" Lidhje rimorkio + provë praktike
Kategoria "C" Kategoria "D1", "D" Provë teorie + provë praktike
Kategoria "D" Kategoria "C1", "C" Provë teorie + provë praktike
Kategoria "DE" + "C" Kategoria "CE" Lidhje rimorkio + provë praktike
Ref. Udhëzimi MIE-së Nr. 9, datë 14.04.2022 "Për aktivitetin e autoshkollave"

Mjetet që mund të drejtohen

Kategoria e Lejes së Drejtimit

Lloji i mjetit

Specifikime teknike / kufizime

BE

Automjet + rimorkio / gjysmërimorkio

Rimorkio / gjysmërimorkio ≤ 3500 kg

B me kodin 96

Automjet + rimorkio

Kombinim mjetesh me masë totale të autorizuar ≤ 4250 kg

Regjistrimi për përgatitjen praktike dhe për provimin praktik

Për regjistrimin e kandidatit për përgatitjen praktike dhe për provimin praktik ndiqen këto hapa:

Paraqitja e dokumentacionit
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së përkatëse dhe dorëzon dokumentet për regjistrim të kandidatit si vijon:

  • Kërkesën për kryerje shërbimi;
  • fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm (kartë identiteti; për shtetasit e huaj: pasaportë e përkthyer e njehsuar nga noteri dhe leje qëndrimi të vlefshme të njehsuar nga noteri);
  • Certifikatë mjekësore për drejtues mjeti me fotografi, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
  • faturën fiskale që autoshkolla i ka lëshuar kandidatit;
  • fotokopje të Leje drejtimit që zotëron.

Pagesa e shërbimit – 2,800 lekë.

DRSHTRR, lëshon “AUTORIZIM” model DD/P për regjistrim të kandidatit dhe për provën e praktikës, me afat vlefshmërie 6 muaj. 

Pagesa e riprovimit – 2,200 lekë.

Pagesa e riprovimit nuk kryhet në momentin e dorëzimit të dokumentacionit fillestar. Ajo aplikohet në rast riprovimi. 

Paraqitja në provën praktike

Kandidati paraqitet pranë komisionit përkatës të marrjes në prova së bashku me instruktorin e praktikës dhe me mjetin e marrjes në prova me dokumentet:

  • dokument identifikimi të vlefshëm;
  • “AUTORIZIM” model DD/P të vlefshëm (lejohet deri në 5 prova, minimumi 5 ditë ndërmjet provave).

Zhvillimi i provës praktike

  • Kohëzgjatja: 25 minuta;
  • Provimi zhvillohet sipas përcaktimeve të Udhëzimit të MIE nr. 9, datë 14.04.2022 “Mbi aktivitetin e autoshkollave”.

Njëvlefshmëria e lejeve të drejtimit sipas kategorive

Lejedrejtimi që zotëron E vlefshme për drejtimin e mjeteve të kategorisë Kushtet / Shënime
Të gjitha kategoritë AM -
A2 A1 -
A A1, A2 -
B A1, B1; motomjete me tri rrota (>15 kW) Vetëm në territorin kombëtar, mosha ≥ 21 vjeç për A1 dhe mjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor
BE / B (kodi 96) B -
C1 B -
C C1, B -
D1 B -
D D1, B -
CE C1E, BE -
CE DE Vetëm nëse zotëron edhe kategorinë D
DE D1E, BE -
C1E / CE / D1E / DE BE -
Rregull shtesë Çdo leje drejtimi për mjete me kuti shpejtësie manuale është e vlefshme edhe për mjete me kuti automatike; e kundërta jo.

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”