Aplikimi kryhet në platformën e-Albania dhe përcillet nga QKB në DPSHTRR nëpërmjet sistemit elektronik të QKB- së.

Subjekti duhet të plotësojë dhe të ngarkojë në platformën e-Albania dokumentet si më poshtë:

  • Subjekti i paraqet autoritetit kompetent kërkesën (lidhja 5), e cila duhet të përmbajë:
    • llojin e veprimtarisë që kërkohet të kryhet,
    • të dhëna për identifikimin e kërkuesit dhe të personit që paraqet kërkesën,
    • adresën e plotë të zyrës/ selisë/ filialit për ushtrimin e veprimtarisë,
    • regjistrimi në QKB ose ekstrakti i QKB-së, ku në objektin e veprimtarisë të përcaktohet aktiviteti transport ndërkombëtar rrugor i udhëtarëve me autobus,
  • Dokumenti që vërteton se subjekti zotëron, të paktën një mjet të përshtatshëm për transportin ndërkombëtar të udhëtarëve, (targën/ targat e mjetit/ mjeteve që do përdoren) të regjistruara në QKB, shoqëruar me NUIS dytësor (certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm),
  • Plotësimi i kriterit të reputacionit të mirë për subjektin (përfaqësuesin ligjor dhe/ ose pronarin/ pronarët), si dhe për drejtuesin e veprimtarisë, që provohet me plotësimin e formularit të vetëdeklarimit,
  • Dokument që vërteton zotërimin e CKP-së, për personin që drejton veprimtarinë e transportit që do të licencohet,
  • Kontrata e punës, akt që provon marrëdhëniet e kërkuara të punës lidhur ndërmjet përfaqësuesit ligjor të subjektit dhe drejtuesit të veprimtarisë, në rastet kur subjekti nuk plotëson kërkesën e kompetencës profesionale,
  • Dokument i qëndrueshmërisë financiare,
  • Dokumente që vërtetojnë përmbushjen e kërkesave ligjore në lidhje me standardet dhe sigurinë për mjetet, që janë:
    • Aktvlerësimi në plotësimin e kushteve të komoditetit të mjeteve në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve sipas aneksit nr. 2, të Udhëzimit nr. 1649, datë 16.8.1999, të ndryshuar,
    • Policë sigurimi se pronari/ përdoruesi i mjetit të transportit ka lidhur kontratën e sigurimit, sipas ligjit nr. 32/2021, “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili në transportin e udhëtarëve përfshin:
      • sigurimin e udhëtarëve nga aksidentet në transportin publik,
      • sigurimin e përgjegjësisë së pronarit ose të përdoruesit të mjetit motorik, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.
    • Certifikata e kryerjes së kontrollit teknik të detyrueshëm,
    • Certifikata e kalibrimit të tahografit,
    • Certifikatat e aftësimit profesional (CAP), për çdo drejtues mjeti,
    • Çdo dokument tjetër shoqërues i cili kërkohet sipas legjislacionit të posaçëm sektorial, me kusht që këto dokumente, janë publikuar në regjistrin informativ për kategorinë e licencës, sipas VKM-së nr. 538, datë 26.5.2009, të ndryshuar,
    • Çdo dokument që subjekti kërkues gjykon se është i dobishëm për shqyrtimin e kërkesës së tij.

Licenca është kusht paraprak për lëshimin e autorizimeve për shërbimet në linjë të rregullt , të rregullt të specializuar si dhe i jep të drejtën subjektit për të ushtruar veprimtari për shërbime të rastit në transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve me autobus.

DPSHTRR-ja e shqyrton aplikimin nëpërmjet QKB-së dhe merr vendim miratimi ose refuzimi.

Licenca gjenerohet me vulë elektronike nga Qëndra Kombëtare e Biznesit.

Afati i vlefshmërisë: Licenca lëshohet pa afat.

Tarifa: 1 euro

Baza ligjore:

Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 “Për Transportet Rrugore”, i ndryshuar;

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 538, datë 26.05.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga po ato nëpërmjet QKB dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, i ndryshuar;

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 19.03.2008, “Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe të udhëtarëve, si dhe njohjen e dokumentave zyrtare, të caktuara për këta operatorë”, i ndryshuar;

Udhëzimi nr. 8, datë 19.12.2019 “Për kriteret, rregullat dhe dokumentacionin për lëshimin e licencave, autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin ndërkombëtar rrugor”.