Dalja në pension | Mirënjohje për kontributin disa vjeçar në shërbim publik.

You are here

Dalja në pension | Mirënjohje për kontributin disa vjeçar në shërbim publik.

Në përmbyllje të një karriere të gjatë dhe të përkushtuar, shprehim mirënjohjen tonë për znj. Lindita Çepani për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

Gjatë karrierës së saj mbi dy dekada, ka shërbyer me përgjegjësi në disa funksione kyçe, duke filluar si Përgjegjëse e Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve, Berat dhe më pas duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në veprimtarinë e Degës së Drejtuesve të Mjeteve dhe të Regjistrimit të Mjeteve.

DRSHTRR Berat dhe DPSHTRR i urojnë suksese e shëndet në këtë kapitull të ri të jetës!