DPSHTRR

You are here

Statistika të rifitimit të lejes së drejtimit

Të gjithë ata që konsiderohen kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata vetë dhe të tjerët në rrugë, pas heqjes së pikëve të patentës 0, me aktet e reja në fuqi prej mbi një viti tashmë, për të rifituar të drejtën e drejtimit të mjetit, duhet të regjistrohen nga e para në autoshkollë e t’i rinënshtrohen testit teori-praktikë! 

2 VITE nga Leja e Re e Qarkullimit të Mjetit e cila përmblodhi 3 dokumente në 1 të vetme! 

 6 Qershor 2024 - 2 VITE nga Leja e Re e Qarkullimit të Mjetit e cila përmblodhi 3 dokumente në 1 të vetme! 

 Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë përfituar nga ky ndryshim:

461,528 individë dhe subjekte me një kursim direkt total 344,016,800 Lekë.

 Në këtë përvjetor sjellim edhe njëherë tjetër në vëmendjen tuaj përfitimet:

 Unifikon dokumentet, lehtëson angaritë dhe kushton MË LIRË;

 Edicioni Veror i Targave Suvenir! 

 Edicioni Veror i Targave Suvenir! 

 Punishtja e Targave Suvenir ju pret më 6-7 Qershor në Sarandë dhe më 22-23 Qershor në Shkodër, për të personalizuar targën tuaj unike. 

 Mos humbisni mundësinë për të krijuar kujtime të veçanta këtë verë!

Denonco Mjete Ndotëse.

 Çdo ditë për DPSHTRR është "DITA BOTËRORE E MJEDISIT" në misionin e saj për sa më pak ndotje të shkaktuar nga emetimi i gazrave të mjeteve dhe për më shumë zgjidhje të qëndrueshme. 

DPSHTRR, në bashkërendim të realizimit të misionit të saj për qytete më të gjelbërta dhe për flotë mjetesh që nuk ndosin ambientin, prej kohësh ka mundësuar platformën online "Denonco Mjete Ndotëse".

Ekipi i Sigurisë Rrugore ditën e dielë ishte pjesë e aktivitetit "Family Day", të organizuar nga ALUMIL pranë ambienteve të tyre! 

 Ekipi i Sigurisë Rrugore ditën e dielë ishte pjesë e aktivitetit "Family Day", të organizuar nga ALUMIL pranë ambienteve të tyre! 

 Kënaqësi të ishim pjesë e një organizimi të tillë, i cili bëri bashkë të gjithë punonjësit me familjet e tyre, një takim që nxjerr në pah vlerat njerëzore, nxit frymën e bashkëpunimit në kolektivin e punës dhe ndihmon në krijimin e afërsisë së stafit me drejtimin e kompanisë.

3 QERSHOR - Dita Ndërkombëtare e Biçikletës 

3 QERSHOR - Dita Ndërkombëtare e Biçikletës 

 DPSHTRR, edhe pse një ent me veprimtari në fushën e automotorizimit, e ka vërtetuar prej kohësh tanimë përmes fushatave, masave dhe projekteve të ndërmarra që është i fokusuar drejt promovimit të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Ndaj në ditën ndërkombëtare të biçikletës risjellim në vëmendjen tuaj disa arsye se përse duhet të rrisim përdorimin e saj:

Përmirësimi i sistemit e-dpshtrr dhe sistemit financiar në shërbim të tij.

 E diela për stafin e DPSHTRR-së dhe e përfaqësuesve të AKSHI-t ishte impenjative! Pranë ambienteve të Techspace u mbajt dita e dytë e trajnimit mbi “Përmirësimin e sistemit e-dpshtrr dhe sistemit financiar në shërbim të tij”.

 Falenderojmë stafin e DPSHTRR-së për gadishmërinë e treguar përgjatë fundjavës në përvetësimin e njohurive mbi përmirësimet në sistem!

 Working hard, pays off!

Përmirësimi i sistemit e-dpshtrr dhe sistemit financiar në shërbim të tij.

 Fundjava e gjen DPSHTRR në vijim të procesit të digjitalizimit, përmirësimit të proceseve të ofrimit të shërbimeve, me trajnimin e rradhës mbi “Përmirësimin e sistemit e-dpshtrr dhe sistemit financiar në shërbim të tij”.

 Sot u përmbyll me sukses seanca e parë e këtij trajnimi tre ditor ku në fokus të saj ishin:

 Risia më e re e njoftimit automatik të qytetarëve kur përfundon afati i taksave.

 Regjistri i ri elektronik i targave;

Gëzuar 1 Qershorin! 

Gëzuar 1 Qershorin! 

Sot festojmë frymën e papërmbajtur dhe imagjinatën e pakufishme të fëmijërisë. Le të jemi burim inkurajimi dhe dashurie për ta, duke u përkushtuar për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë fëmijët! 

Në kuadër të Ditës së Fëmijëve, këndi lëvizës i Sigurisë Rrugore u vendos në Librazhd!

Në kuadër të Ditës së Fëmijëve, këndi lëvizës i Sigurisë Rrugore u vendos në Librazhd!

Në një aktivitet të mrekullueshëm organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd, vogëlushët patën mundësinë të argëtohen, si dhe të mësojnë rregullat e sjelljes në rrugë në cirkuitin e improvizuar nga ne. 

 Një ditë e mbushur me buzëqeshje, edukim dhe siguri për të ardhmen e fëmijëve tanë!

Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve Z. Arben Progni,ka ndarë fakte koherente mbi flotën e mjeteve aktive.

Vitet e fundit, flota e mjeteve aktive në Shqipëri është subjekt ndryshimesh thelbësore!

Në një intervistë për RTSH-në, Drejtori i Regjistrimit të Mjeteve Z. Arben Progni,ka ndarë fakte koherente mbi:

 Dinamikat e shtimit të flotës së mjeteve Green dhe incentivat e ndërmarra nga DPSHTRR për stimulimin e blerjes së mjeteve green si dhe masat që po ndermerren nga institucionet bashkëpuese mbi zhvillimin e infrakstrukturës së karikimit të këtyre mjeteve green.

Intervistë mbi Sigurinë Rrugore në Scan Tv

 Të ftuar në emisionin START pranë televizionit SCAN, Përgjegjësi i Sektorit të Analizës dhe Statistikave Z. Evis Sila dhe Znj. Ina Habilaj Specialiste në Njësinë e Promovimit dhe Ndërgjegjësimit, prezantuan situatën aktuale mbi fluksin e shtuar të mjeteve, impaktin e saj në statistikat e aksidenteve rrugore dhe projektin e DPSHTRR-së mbi Sigurinë Rrugore.

Ndajmë me ju disa nga pikat kryesore të kësaj interviste:

 Statistikat optimiste mbi numrin e aksidenteve;

Event South Outdoor Festival 23 - 26 Maj!

 DPSHTRR ishte pjesë e një fundjave energjike në #SOF24, ku aventura, muzika e mirë dhe aktivitetet e shumta gjithëpërfshirëse kanë qenë kryefjala e kësaj fundjave!

Mirësevini në Shqipëri me e-Transport!

Mirësevini në Shqipëri! 

Eksploroni destinacionet e shumta turistike që Shqipëria ofron permes “etransport”! 

 Stacioni informues i rradhës: TIRANA!

Ekipi ynë u ndodh në kryeqytet ku çdo qytetar dhe turist pati mundësinë të informohej mbi eTransport

Event South Outdoor Festival 23 - 26 Maj!

Na gjeni në hyrje të South Outdoor Festival me punishten më të këndshme ku gdhendim targat sipas dëshirës suaj! 

Nuk mund të mungonte as Retro Shop me produktet e shumta të cilat mund t’i bëni tuajat!

Ju mirëpresim! 

Event South Outdoor Festival 23 - 26 Maj!

 Paraditja e Sigurisë Rrugore në South Outdoor Festival! 

 Ju mirëpresim këtë fundjavë, paradite e pasdite në këndin e sigurisë rrugore për të mësuar mbi rregullat e qarkullimit rrugor, përmes lojrave dhe aktiviteteve të ndryshme. 

Gjatë takimit të 23-të i Asamblesë së Përgjithshme të CITA-s, i zhvilluar në Bruksel, Belgjikë

Gjatë takimit të 23-të i Asamblesë së Përgjithshme të CITA-s, i zhvilluar në Bruksel, Belgjikë ku nga DPSHTRR ishte dhe përfaqësuesi i saj. 

Ndër pikat më të rëndësishme të këtij diskutimi, ishte krijimi i një database ndërkombëtare mbi kontrollin teknik të mjeteve dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale. 

Mirësevini në Shqipëri me e-Transport!

Mirësevini në Shqipëri! 

Vijojmë të jemi pranë çdo qytetari për të siguruar informacion në lidhje me transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve tuaja të preferuara! 

Raporti i të ardhurave Janar - Prill 2024

Ndajmë me publikun arritjet tona, për të treguar përkushtimin e DPSHTRR drejt përmirësimit të vazhdueshëm. Statistikat e periudhës Janar - Prill 2024 numërojnë:

 356,119 shërbime me procedurë të lehtësuar, të cilat kanë përmirësuar jetën e qytetarëve duke:

 Kursyer 146,115 ditë pune;

 Kursyer 577,954 litra karburant;

 Kursyer 1,008 MLN Lekë;

 Eleminuar 8.3 MLN Km rrugë.

Mirësevini në Shqipëri me e-Transport!

Mirësevini në Shqipëri! 

Jemi pranë çdo qytetari për të siguruar informacion në lidhje me transportin rrugor ndërqytetas drejt destinacioneve tuaja të preferuara! 

South Outdoor Festival 23 - 26 Maj

Të Enjten, në South Outdoor Festival do të jetë e pranishme edhe punishtja e Targave Suvenir! 

 Këtë herë, do të krijojmë fjalët dhe emrat tuaj të preferuar duke ricikluar targat e vjetra shqiptare. 

 Do të keni gjithashtu mundësinë të pasuroni librarinë tuaj me Katalogun Retro, tote bags, magnete, gazeta, bluza, varëse çelsash, e produkte të tjera RETRO vetëm në Retro Shop, pranë punishtes së Targave Suvenir!

Ju presim në Borsh! 

South Outdoor Festival 23 - 26 Maj

Aventura e radhës e Sigurisë Rrugore do të jetë në South Outdoor Festival, Borsh! 

Nëpërmjet simulimit të një rruge, me tabelat dhe sinjalistikat përkatëse, ekspertët tanë të sigurisë rrugore do të sigurohen që fëmijët të mësojnë mbi rregullat kryesore që hasim çdo ditë si këmbësorë, pedalues, apo shoferë!

 Ju presim në Borsh! 

Kudo ku ka festë është dhe këndi ynë i sigurisë rrugore.

Kudo ku ka festë është dhe këndi ynë i sigurisë rrugore. 

Argëtohemi duke mësuar dhe mësojmë duke u argëtuar!

Këtë fundjavë u bashkuam në qytetin e trëndafilave me Vjosa N’Fest! Një atmosferë dinamike me fëmijët energjik për njohuritë e nevojshme rreth rregullave kryesore të qarkullimit rrugor. 

 Mirëmëngjes nga DPSHTRR!

 Mirëmëngjes nga DPSHTRR!

 Ju urojmë një javë të mbarë, me udhëtime pranverore të sigurta!

 Orari i shërbimit në të gjitha Drejtoritë Rajonale:

E Hënë : 08:00 - 19:00

E Martë - e Premte: 08:00 - 16:00

 Evitoni rradhët, Rezervoni Online shërbimin për në DRSHTRR Tiranë dhe Durrës:

Event Vjosa N'Fest 17- 19 Maj

Stenda RETRO i ka shtuar hijeshinë qendrës së qytetit të trëndafilave, së bashku me organizimet e shumta në kuadër të Vjosa n’Fest! 

 Ju mirëpresim të personalizoni targën tuaj edhe nesër deri në orën 13:00.

Event Vjosa N'Fest 17- 19 Maj

 Vazhdon aventura e vogëlushëve të Sigurisë Rrugore në Vjosa n’Fest! 

Një eksperiencë e paharrueshme në qytetin magjepsës të Përmetit, ku natyra e mrekullueshme, argëtimi dhe edukimi rreth rregullave të qarkullimit rrugor krijuan një kombinim perfekt. 

 Le të vazhdojmë të edukojmë dhe të argëtojmë brezat e rinj për një të ardhme më të sigurt! 

Event Vjosa N'Fest 17- 19 Maj

 Këtë fundjavë, këndi i Sigurisë Rrugore është stacionuar në Përmet, në Vjosa n'Fest! 

Ndërsa shijoni natyrën e mrekullueshme, muzikën e gjallë dhe ajrin e pastër, ju ftojmë të na bashkoheni për një eksperiencë unike ku argëtimi dhe edukimi bashkohen!

Së bashku do të mësojmë rregullat e qarkullimit rrugor dhe do të kalojmë momente të paharrueshme. 

Event Vjosa N'Fest 17 - 19 Maj

Gjejeni ku ndodhemi këtë fundjavë...

Përmeti, qyteti i trëndafilave mirëpret Punishten e Targave Suvenir në festivalin Vjosa n’Fest.

 Na gjeni në qendrën e qytetit për të personalizuar targën tuaj, nga ora 10:00 deri në 22:00!

 Universiteti Politeknik i Tiranës dhe INTEC zhvilluan vizitën në Q.K.T Tirana 2 në kuadër të bashkëpunimit me DPSHTRR për vizualizimin dhe zhvillimin e proceseve aktuale të punës.

 Universiteti Politeknik i Tiranës dhe INTEC zhvilluan vizitën në Q.K.T Tirana 2 në kuadër të bashkëpunimit me DPSHTRR për vizualizimin dhe zhvillimin e proceseve aktuale të punës.

Qendra e Kompetencave Ndërkombëtare Inxhinierike e cila shtyn drejt zhvillimit të lëvizjes së qëndrueshme në Shqipëri dhe Mal i Zi (INTEC), organizoi trajnimin 3 ditor me pedagogët e UPT-së.

 Ndër pikat kryesore të këtij trajnimi ishin:

Raporti mjeteve Retro Janar - Prill 2024

 Mirënjohës për të gjithë koleksionistët Retro, entuziastët, nostalgjikët dhe gjithë komunitetin, ku fryma e kulturës së automobilave me shpirt rritet çdo ditë!

Fillimi i Vitit 2024, Janar - Prill numëron:

101 Mjete të verifikuara nga të cilat 66 plotësojnë kriteret për statusin RETRO. 

69 Automjete dhe 32 Motomjete kanë përfunduar procedurën dhe janë pajisur me targa RETRO Janar - Prill 2024!

Pages